Alb'swiss TV
Lajme

19 pacientë në gjendje më të rëndë në Spitalin e Pejtës

19-paciente-ne-gjendje-me-te-rende-ne-spitalin-e-pejtes

124 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali bëjnë të ditur se 3 pacientë janë në respirator dhe 101 janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 124 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator, 101 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërsa, gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 515 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Të ngjajshme

Sërish numër i madh i rasteve me Covid-19 në Maqedoni, 24 të vdekur

albswiss.com

Partia e Bexhet Pacollit mbështet rrëzimin e Qeverisë Hoti

albswiss.com

Kandidati për kryeministër nga PDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

albswiss.com