fbpx
Sport Sportistët e dalluar

Mirela Jakupi – Futbollistja shqiptare që premton!

Brenda pak vitesh, nga ndeshja në ndeshje loja e futbollit që luhet nga femrat, po shënon rezultate të mira edhe tek të rejat tona dhe viset shqiptare në përgjithësi. Talente të spikatura po i bashkohen këtij sporti të përhapur në botë dhe me lojën e tyre po thyejnë barriera se ky lloj sporti mund të jetë atraktiv dhe i zhvilluar vetëm nga meshkujt.
Një talente që çdo ditë e më tepër po shquhet me lojën e saj të shkëlqyeshme është edhe e reja Mirela Jakupi, e cila vetëm disa vjet më parë ka filluar hapat e parë në futboll pikërisht në klubin e futbollit Zviceran për femra FC Aire-Le- Lignon.
Mirela lojën e futbollit e ka nisur që në moshën gjashtë vjeçare, ajo së bashku me të vëllanë ku kanë luajtur së bashku, pastaj në vitin 2015 është inkuadruar në klub.
Loja e saj e shkëlqyeshme dhe talenti i saj kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të shikuesve por edhe shumë përzgjedhësve të futbollit për femra.
Mirela Jakupi ka zhvilluar disa ndeshje edhe për përfaqësuesen e futbollit për femra të Kosovës. Lojën e prezantuar nga ajo ishte për çdo lëvdatë dhe ishin edhe shenjat e para se në të ardhmen do kemi një futbolliste e cila mund të dëshmohet.
Sulmuesja e talentuar Mirela Jakupi nga klubi i futbollit FC Aire-Le- Lignon, bëhet e ditur se është transferuar për të iu bashkuar klubit tjetër të futbollit Servette FCCF. Në klubin e ri ajo është pritur me shumë entuziazëm dhe mirëseardhje. Duhet theksuar se klubi Servette bën pjesë në grupin A të ligës profesionale helvetike.
Dëshirê e saj mbetet të arrijë suksese sa më të mëdha dhe në një të ardhme të realizoj ëndrrën e saj drejtë profesionalizmit të rangut të lartë dhe arritjeve të mëdha.
Mirela është një vajzë e moshës tetëmbëdhjetë vjeçare, me plotë ambicie, përkushtim dhe elan për jetën dhe futbollin.
Porosia e saj për vajzat tjera të cilat zhvillojnë këtë sport të popullarizuar, është që ato, asnjëherë mos të heqin dorë dhe të stepen përpara sfidave dhe vështirësive. Me punë të ngulmët arrihen sukseset dhe synimet e gjithsecilit.
Tashmë futbollistja Mirela Jakupi duke nisur karrierën e saj të suksesshme në lojën e futbollit, dhe me përkushtimin dhe talentin e saj mbetet që ardhmëria para saj të dëshmoj se kurorëzimi i sukseseve arrihet nga përkushtimi, puna e pse jo edhe talenti që ajo e posedon./Redaksia/Albswiss.com/

Të ngjajshme

Kosova pëson golin e dytë, shënon sërish Foden

albswiss.com

Uta lëndohet në Valbonë – tregon se si ndodhi incidenti

albswiss.com

Lorik Cana: Talentet më të mëdhenj tani luajnë për Kosovën

albswiss.com

Leave a Comment