fbpx
Alb'swiss TV
Lajme Zvicër

Zvicër: Rënia e ndjeshme e hyrjeve ilegale në Zvicër!

Sipas statistikave numri i hyrjeve të paligjshme në Zvicër ka rënë ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, njofton Alb’swiss TV.
Shumica e emigrantëve të paligjshëm (3200 persona) janë kapur deri sa tentonin ta kalonin kufirin ilegalisht në Ticino.
Paralelisht me rënien e numrit të refugjatëve të cilët ia mësyjnë shteteve të Evropës, numri i hyrjeve të paligjshme në Zvicër që nga fillimi i këtij viti ka rënë ndjeshëm. Në bazë të shënimeve janë regjistruar 10.400 qëndrime të paligjshme, ose 40% më pak se gjatë 7 muajve të parë të vitit 2017.
Krahasuar me vitin rekord 2016, numri i hyrjeve nga janari i këtij viti është përgjysmuar, tregojnë statistikat e lëshuara të enjten nga Korpusi i Gardës Kufitare (Cgfr). Ndër vendet që prijnë nëpër këto liste janë të ardhurit nga Nigeria, Gambia dhe Eritrea të cilët prijnë për kalime të shumta të paligjshme.
Duhet theksuar se vetëm 5.200 raste, njerëzit të cilët kanë tentuar ta kalojnë kufirin paligjshëm janë kapur dhe janë dëbuar autoriteteve të huaja. Shumica e emigrantëve të paligjshëm (3200 persona) janë rrëmbyer në Ticino. Në rajonet e Bazelit dhe Lozanës shënohen shifra prej 2000 raste secili regjion.
Deri në fund të korrikut, rojet kufitare gjithashtu regjistruan 235 raste të dyshuara të kontrabandistëve, që don të thotë 15 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2017. Të dyshuarit kryesisht vinin nga Kosova, Zvicra, Franca dhe Italia./Albswiss.com/

Të ngjajshme

Dhënia e vizave pa kontratë pune mund ta lë Kosovën pa fuqi punëtore të kualifikuar

admin

Seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti mbahet nesër në orën 11:00

albswiss.com

MINATORËT E TREPÇËS: A KALOHET DITA ME NJË COPË BUKË DHE ME NJË ARGETË?

albswiss.com

Vajzën ia gjetën të paj.etë e të djegur në pyllin e Francës, apeli i nënës për shtetin shqiptar

albswiss.com

Speciale u përgjigjet PDK-së e Presidencës: Punën po e kryejmë pa ndërhyrje politike

albswiss.com

21 vjeçari shqiptar shtyp për vdekje të moshuarën

albswiss.com
Loading...
Loading...
%d bloggers like this: