fbpx
Alb'swiss TV
Kosovë Lajme

Kurti për Kurban Bajram: Begatia e mirëqenia duhet të jenë e drejtë për të gjithë

Loading...

Bashkësinë Islame të Kosovës sot e vizituan edhe partitë politike. Në emër të Lidhjës Demokratike të Kosovës ishte Avdullah Hoti.
Nga Lëvizja Vetëvendosje ishin kryetari Albin Kurti, anëtarët Albulena Haxhiu, Petrit Selimi e Driton Qaushi.
Kurti foli për media dhe tha se gatishmëria për sakrificë dhe dashuria e sinqertë janë vlera elementare për vendin dhe kombin, raporton Ekonomia Online.
“Faleminderit BIK-ut per pritjen dhe ua uroj të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit. Kjo festë është festë për solidaritet, sa më shumë që ndajmë me njëri-tjetrin, aq më shumë bëhemi bashkë. Gatishmëria për sakrificë dhe dashuria e sinqertë janë vlera elementare për vendin dhe kombin”, tha Kurti.
“E dimë qe jetojmë në një vend ku shumica kanë pak dhe pakica kanë shumë dhe ku gulshimi për pushtet ka shkaktuar mjerim, mirëpo jemi të bindur që të bashkuar me barazi dhe drejtësi edhe do të u hiqet frika njerëzve edhe do të hiqen ata që i frikësojnë, sepse begatia dhe mirëqenia duhet të jenë e drejtë normale për të gjithë dhe jo i rezervuar vetëm për disa”, shtoi Kurti.
Pas Lëvizjes Vetëvendosje, BIK-un e vizitoi edhe kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, me disa anëtarë të tjerë të kësaj partie.

Loading...

Të ngjajshme

Lekaj: Nuk arsyetohen propagandat në rrjete sociale

albswiss.com

Dënohen burrë e grua për shantazh ndaj doktorit në Gjilan

admin

Ja sa udhëtarë përdorën trenin vetëm gjatë 3 muajve të fundit në Kosovë

albswiss.com