fbpx
Kosovë Lajme

Xhavit Haliti ‘godet’ komandantët dhe prokurorët

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka zgjedhur një poezi të shkrimtarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Fan Noli për të dhënë një mesazh të “koduar” për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Në poezinë e Nolit, të cituar nga Haliti bien në sy shprehjet “gjysmë avokati – mbushet qelia” dhe “gjysmë komandanti – humb ushtria”.
Por, fjalia e fundit jep një ide më të qartë se Haliti e ka fjalën për dashurinë që duhet të kemi ndaj atdheut nga cila do fushë që merremi.
“Nëse e duam Shqipërinë dhe e kemi ideal atë, duhet të profesionalizohemi në fushën tonë cila do qoftë ajo, kështu bëhet Shqipëria!”
Postimi i plotë i Halitit në llogarinë e vet në “Facebook”:
“Gjysmë mjeku – vdes njerëzia!
Gjysmë avokati – mbushet qelia!
Gjysmë komandanti – humb ushtria!
Gjysmë arkitekti – shembet shtëpia!
Gjysmë ekonomisti – vjen varfëria!
Gjysmë kleriku – nuk kuptohet Perëndia!
Gjysmë historiani – përsëritet historia!
Gjysmë idealisti – nuk bëhet Shqipëria!
Nëse e duam Shqipërinë dhe e kemi ideal atë, duhet të profesionalizohemi në fushën tonë cila do qoftë ajo, kështu bëhet Shqipëria!”
– Fan Noli –

Të ngjajshme

Veseli i çon mesazhe Haradinajt: Çdo qeveri që rrezikon raportet me SHBA mund të bjerë

admin

Megjithatë, udhëtimi nëpër Rrugën e Kombit me pagesë dhe pa ulje: 5 Euro për veturat e vogla

admin

Dokumenti i CIA-s: Beteja Heroike e Shaban Polluzhës, tregon sa ushtarë serbë humbën jetën

admin