fbpx
albswiss.com
Basketboll Sport

Basketboll: Duel spektaktolar në Prishtinë, Kosova pëson krejt në fund nga Maqedonia

Loading...

Një duel spektakolar është zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë në basketboll, me ekipin mysafir  që rrëmbeu fitoren në sekondat e fundit të ndeshjes.
Ndeshjen e sotme në kuadër të parakualifikimeve për evropianin e vitit 2021 më mirë e nisi Maqedonia, që e përfundoi çerekun e parë me rezultat 16-20. Çereku i dytë ishte më i ekuilibruar dhe përfundoi me 13:14 në të mirë të mysafirëve.

Ndërsa, Kosova shpërtheu në çerekun e tretë që e fitoi me rezultat prej 20-14. Gjerësa,  në çerekun e fundit fati ishte në anën e mysafirëve, që realizuan fitore në sekondat e fundit të ndeshjes me rezultat 73-76.
I jashtëzakonshëm në përballjen e sotme ishte Dardan Berisha me 32 pikë. E mirë luajtën edhe Lis Shoshi e Erjon Kastrati. Ky i fundit, në fund të ndeshjes pësoi një lëndim, në dukje mjaft i rëndë.
Te Maqedonia lojtarët më të mirë ishin Bojan Trajkovski dhe Damjan Stojanovski.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan në udhëtim te Rumania më 29 nëntor të këtij viti./albswiss.com/m.b/

Loading...

Të ngjajshme

Operohet Chiellini, Juve zbulon detajet dhe kohën e rikuperimit

albswiss.com

Interi për “pazar” te Udinese, gati oferta për dy argjentinas

albswiss.com

Haxhi Krasniqi mëson emrin e kundërshtarit, ja kur do të boksojë

admin
Loading...
Loading...