fbpx
albswiss.com
Emisione

Në përkujtim të Betejës së Kaçandollit të Zonës Operative të Llapit, sonte ora 21:00

Loading...

Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija me e lartë e ngritur, deri në piedestalin e vetëflijimit. Fjala LIRI mund të jetë një fjale e vogël por për popullin Shqiptarë kishte një kuptim shume të madh!!
Gjaku i dëshmorëve të Luftës Çlirimtare të UÇK-së – është gjak i derdhur mbi gjakun stërgjyshor në kohë të duhur dhe në vend të duhur… Ishte kjo Lufta jona e domosdoshme dhe që ishte kupola sublime e të gjithave…
Edhe pse kanë kaluar disa vjet nga lufta jonë çlirimtare… Me rastin e 20 vjetorit të Betejës së Kaçandollit të Zonës Operative të Llapit, përmes një akademie përkujtimore u përkujtuan dhe u nderuan dëshmorët e rënë në këtë betejë…
Liria ndërtohet me jetë njerëzish, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët dhe heronjtë janë nderi dhe krenaria e popullit tonë…
Duke filluar nga ora 21:00 Televizioni Albswiss sjellë për shikuesit e gjerë reportazhin nga organizimi në nderim të kësaj ngjarjeje…
Mund ta ndiqni edhe këtu : http://62.210.188.65:8181/hls/stream.m3u8

Loading...
Loading...
Loading...