fbpx
Alb'swiss TV
Kosovë Lajme

REAGIME NGA SERBIA ZYRTARE: DEKLARATAT E THAÇIT PËR MARRJEN E LUGINËS SË PRESHEVËS JANË JO SERIOZE

Loading...

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, e ka cilësuar jo serioze deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se nuk do të ketë marrëveshje të paqes nëse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk i bashkohen Kosovës.
“Kjo deklaratë është jo serioze dhe unë mendoj se ajo është bërë për qëllime politike të brendshme, për disa brenda në Kosovë. Për këtë çështje nuk është biseduar. Është e pabesueshme për mua se si ata tani shtrihen në territorin e Serbisë qendrore”, ka thënë sot Brnabiq, shkruan “Danas”.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përsëri propozoi mundësinë e korrigjimit të kufijve në një shkrim autorial, përcjell Alb’swiss TV.
Në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se Serbisë i sugjerohet se korrigjimi i kufijve nuk është në opsion, sepse është joreale dhe se  Beogradi nuk guxon ta kërkojë këtë. Ai tha se Serbisë po i ofrohet formimi i Asociacionit në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës, gjë që, sipas tij, nuk do të ndodhë. Ai madje u tregua cinik duke thënë se Serbia do njohë shtetin e Kosovës kur shelnja të bëjë rrush./albswiss.com/

Loading...

Të ngjajshme

Punët e papërfunduara rrezikojnë fëmijët në kryeqytet

admin

UP-ja po bën përgatitje për të mbajtur mësim virtual, njofton Abdullah Hoti

albswiss.com

Kryeministri Kurti e shtyn karrocën e deputetit të LDK-së Fetah Rudi

albswiss.com