fbpx
Alb'swiss TV
Futboll Lajme Sport

Sport: Futbollisti i ri kosovar Fatbardh Latifi nënshkruan kontratë profesionale me klubin spanjoll nga Madridi AD Alcorcon

Fatbardh Latifi bëhet zyrtarisht pjesë e klubit nga Madridi AD Alcorcon i La Liga Segunda Division Española. Pas provave te suksesshme në Akademinë Internacionale të klubit futbollistik AD Alcorcon nga Madridi, Fatbardh Latifi, 19 vjeçari nga Prishtina, bëhet pjesë e klubit nga Madridi AD Alcorcon deri në qershor të vitit 2019, me mundësi vazhdimi me të njejtin klub apo me ndonjë klub tjetër të futbollit spanjoll.
Sipas webfaqes së njohur ndërkombëtare për transfere të sportistëve www.transfermarkt.com, bëhet e ditur se futbollisti Fatbardh Latifi ka lindur më 12 maj 1999, me shtetësi të Kosovës dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit. Sipas kësaj faqeje, Fatbardhi ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të KF Ramiz Sadiku në Prishtinë dhe aktualisht ishte në kontratë me klubin futbollistik të IPKO Superligës së Kosovës, FC Llapi, me të cilët kishte lidhur kontratë deri më 30.06.2022.
Me siguri se lexuesit e portalit tonë janë kurresharë të dinë se si erdhi puna që një djalosh i ri, talent i futbollit nga Prishtina të bëhet pjesë e futbollit Spanjoll. Për të mësuar më shumë për këtë, ne kontaktuam personin që mundësoi një gjë të tillë, sportdashësin Labinot Nuredini, i cili eksluzivisht për Alb’swiss TV deklaroi se: “Talentin e futbollistit të ri Fatbardh Latifi, e kam vërejtur gjerësa ai ka luajtur për klubin e të rinjëve të KF Ramiz Sadiku në Prishtinë dhe pas kësaj kam insistuar që të zhvillojë seanca stërvitore personale me të, për të parë më mirë dhe për t’u bindur në kapacitetin e tij. Pasi që jam bindur në kapacitetet e futbollistit të ri, Fatbardhin e kam marrë në Spanjë për prova dhe gjatë provave ai ka dëshmuar veten, duke bindur me performancën e tij dhe ka arritur të zë vend në një ekip të La Lilas Spanjolle – Segunda Division”.

Ndërkohë, kuptuam se punëtori i palodhur sportiv Labinot Nuredini që bëri të mundur transferin e talentit në fjalë në klubin spanjoll, është një djalë Prishtinas, i cili gjatë luftës së Kosovës, për t’i shpëtuar gjenocidit të okupatorit serb, emigroi në Spanjë ku edhe tani jeton, por asnjëherë – duke mos e harruar vendlindjen, të cilën e viziton shpesh, me synimin primar që të zbulojë dhe të promovojë talentë të rinjë nga Kosova, të cilët me shpenzime të veta i merr në shtëpinë e tij në Madrid – Spanjë, derisa ata ta gjejnë veten atje. Prandaj, duket se më i lumturi për këtë sukses të futbollistit të ri Fatbardh Latifi, ishte pikërisht Labinot Nuredini – njeriu që e bëri këtë të mundur, të cilin disa e quajnë ‘zbulues i talentëve’ e disa tjerë e quajnë ‘trajner’ si dhe ‘menagjer’, i cili para disa orëve në rrjetin social facebook, menjëherë e bëri publik lajmin. Në postimin e tij në facebook, të cilin e botojmë pa ndërhyrje, ai shkroi:
ZYRTARE: Fatbardh Latifi bëhet pjesë e klubit nga Madridi AD Alcorcon i La Liga Española.
Pas provave te suksesshme në Akademinë Internacionale të klubit futbollistik AD Alcorcon, Fatbardh Latifi, 19 vjeçarit nga Prishtina, i ofrohet mundësia te bëhet pjesë e klubit nga Madridi AD Alcorcon deri në qershor 2019, ku edhe ekziston mundësia e vazhdimit në të njejtin apo klub tjetër të La Liga Española.
I urojmë Bardhit suksese në angazhimet e tij futbollistike në Spanjë, ndërsa falemnderojmë familjen e Bardhit për mbështetje gjatë tërë kohës dhe ‘Madrid Sports Management’ për angazhimin profesional rreth përfaqësimit dhe promovimit të Bardhit në arenën ndërkombëtare
”.

Për fund, të theksojmë se ekipi futbollistik Alcorcon bën gara në ligën e dytë spanjolle dhe gjendet në pozitën e gjashtë, me 7 pikë më pak se kryesuesi Malaga dhe 3 pikë më pak se vendi i dytë Las Palmas, me gjasa reale që të inkuadrohet në ligën e parë spanjolle, ku do të luante me Barcelonën dhe Real Madridin./albswiss.com/

Të ngjajshme

Familjarët rrëfejnë ngjarjen se si burri rrahu fëmijët dhe i mbylli në bodrum për dy ditë pa bukë e pa ujë

albswiss.com

Erdogan: Turqia nuk synon tokat e asnjë shteti, lirinë ose interesat e asnjë populli

albswiss.com

Ministria e Shëndetësisë s’heq dorë nga karantinimi i Pacollit: Rregullat vlejnë për të gjithë qytetarët

albswiss.com

Kusari-Lila nënshkruan peticionin: Zgjedhjet janë përgjigje e të gjitha veprimeve të fundit në Kosovë

albswiss.com

Këshilltari politik i Thaҫit flet për Grenellin: Mbetet i përkushtuar për dialogun Kosovë-Serbi

albswiss.com

Veterani britanik i UÇK’së godet mashtruesit: 180 euro e kartela nuk iu bëjnë veteranë

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!