fbpx
Alb'swiss TV
Gjuha jonë Histori

“Gjurmë Shqiptare – Shqiponjat e Sanxhakut në Serbi”, dokumentari i gazetarit Marin Mema që shkaktoi "termet" në tokat Ilire

Një ndër çështjet më të përfolura të dy ditëve të fundit në Shqipëri, Kosovë dhe në tokat tjera Ilire ku frymohet shqip, ishte dokumentari “Shqiponjat e Sanxhakut në Serbi” në ciklin ‘Gjurmë Shqiptare’, prodhim nga “Top Channel” i Gazetarit të guximshëm hulumtues, Marin Mema. Ky emision është komentuar kudo në tokat Ilire, nëpër qytete, fshatra, mes studentëve, nxënësëve, të rriturve e penzionerëve, kudo nëpër rrugë, lokale e kafiteri të ndryshme, si dhe ka thyer rekorde të komentimeve në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare në Facebook të gazetarit Marin Mema, ky dokumentar është një hulumtim i fortë që synon t’u përgjigjet këtyre dilemave dhe enigmave: Pse Shqiptarët e padeklaruar në Sanxhak, presioni, asimilimi, dhuna… Ndalimi nga policia serbe i ekipës së emisionit… Përse autoritetet tona heshtin? Përse mbulohet egzistenca e shqiptarëve të Sanxhakut në Serbi? Si jetohet në këto zona autoktone shqiptare me mbi 300.000 banorë dhe si mbulohet egzistenca e shqiptarëve atje? Si jane zhdukur varret e luftëtarëve shqiptarë në qendër të qytetit Pazari i Ri, të cilët mbrojtën popullatën dhe këtë vend nga depërtimet e hordhive qetnike? Gjurmët, të vërtetat, asimilimi në masë, ruajtja e gjuhës amtare dhe dashuria e hapur për simbolin e shqiponjës… Në fund të postimit të tij, gazetari Marin Mema kërkon që ky emision të shpërndahet (me shkronja të mëdha) dhe të shihet ngado, po e citojmë: “SHPERNDAJE (SHARE) sa më SHUMË për të thyer shurdhërinë e organeve përkatëse!!”, duke dhënë linkun se ku mund të shihet ky dokumentar, të cilin në këtë frymë edhe ne po e përcjellim për lexuesit tanë:
https://www.youtube.com/watch?v=4lLAzCeYVqc
Në një postim tjetër, gazetari Mema i drejtohet audiencës me fjalët: “Shqipëria ka nevojë për frymë, për energji, për pasion, mendësi, për më shumë dashuri, për më pak fjalë e me tepër punë. Për njerëz të vërtetë qe nuk duan ta ndukin e rrjepin, por te zhvillojnë e forcojnë këtë vend të bekuar nga perëndia, por të mallkuar nga politika… Bashkangjituni në këtë faqe e shpërndani këtë mesazh kushtuar vetëm shqiptarëve të ndershëm kudo ata ndodhen !!” përfundon postimin e tij gazetari Marin Mema.

Të ngjajshme

Monografi për kolosin e pikturës shqipe, Abdurrahim Buza

admin

Gjurmë Shqiptare – GRABOVA – Qyteti që u zhduk nga harta

admin

Ekskluzive: Çfarë shkruante Viktor Hygo për serbët në vitin 1876!

admin

Gjuha shqipe zyrtarisht në shkollat publike italiane

admin

Gjermanët morën Beogradin me vetëm shtatë ushtarë

admin

5 misteret e Ismail Qemalit: Të fshehtat e njeriut që themeloi shtetin e parë shqiptar

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!