fbpx
Alb'swiss TV
Kosovë Lajme

Një muaj paraburgim për Milaim Zekën

Loading...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Milaim Zeka. Sipas një njoftimi, të pandehurit Milaim Zeka i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.26.09.2018 deri me dt.26.10.2018.

Po sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se me datë. 24.09.2018 në ambientet e televizionit T7 në emisionin “DPT te Fidani” i pandehuri M.Z. ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu për shkak të detyrës së tij zyrtare, i cili ndaj të pandehurit Milaim Zeka kishte ngritur një aktakuzë shumëfaqëshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me çrast kishte ftuar mbi 900 dëshmitarë të akuzës, kundër të pandehurit Zeka.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.Z është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe duke marr parasysh se i pandehuri ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu, i cili ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Z. , kjo shton edhe më shumë rrezikun se i pandehuri do ta përfundoj veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej, sepse arsyeja e kanosjes nga i pandehuri ka qenë ngritja e aktakuzës ndaj tij, nga Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë./albswiss.com/

Loading...

Të ngjajshme

Këto pamje nuk janë nga Zvicra, por nga Gryka e Rugovës

albswiss.com

Fillon rënia e “Devollëve”, prishet monopoli i homologimit

albswiss.com

Oferta e VV’së që ka përafruar koalicionin me LDK’në, MPJ në vend të kryeparlamentarit

albswiss.com