fbpx
Alb'swiss TV
Gjuha jonë Teknologji

Aplikacioni në shqip “Globi im” në Android për edukimin e fëmijëve

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e aplikacionit celular në gjuhën shqipe i quajtur ‘Globi im’ aplikacion ky i cili është zhvilluar si pjesë e programit Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm në bashkëpunim me organizatën Save the Children.

Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm është program i cili është duke u implementuar nga organizata Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë. Ky program ka për qëllim ndalimin e ndëshkimit fizik dhe psikologjik te fëmijët dhe bazohet në parimet e të drejtave të fëmijëve.

Sipas kumtesës për media, ‘Globi Im’ është aplikacion për fëmijë ku me anë të kësaj loje fëmijët do jenë në gjendje të eksplorojnë tema të ndryshme rreth universit, oqeaneve, kafshëve, sportit, bimëve, shëndetit, shkencës, teknologjisë dhe filmave të animuar.

Lansimi i këtij aplikacioni ka për qellim promovimin e një ambienti të sigurt për fëmijën, ku prindërit dhe fëmijët do kenë mundësinë të luajnë lojën së bashku dhe në të njëjtën kohë prindi do mund të përkrahë zhvillimin e fëmijës dhe t’i ndihmojë fëmijës në zgjerimin e njohurive.

Ky aplikacion gjendet vetëm në versionin Android të cilin mund ta shkarkoni pa pagesë në Google ‘Play Store’./albswiss.com/

Të ngjajshme

Shpejtësia marramendëse në pistë garash e Lamborghini-t me 1,200-kuajfuqi

albswiss.com

Bashkohen prodhuesit e automjeteve në “garën globale” për prodhimin e ventilatorëve

albswiss.com

25 vjet më parë doli Sony Playstation i parë

albswiss.com

Kështu do të duket Facebook me dizajnin e ri

admin

Këto janë opsionet e ngjyrave të Galaxy S11 dhe Galaxy Buds 2

albswiss.com

Gjashtë gabimet që mund ta shkatërrojnë veturën tuaj

albswiss.com
Loading...
Loading...
%d bloggers like this: