fbpx
Alb'swiss TV
Lajme Media sociale Teknologji

Google dhe Facebook të kontraktuar për të luftuar “fake news” në prag të zgjedhjeve në BE

Bruksel, 29 shtator – Gjigantët e medias sociale përfshirë “Facebook” dhe “Google” nënshkruan një kod sjelljeje vullnetar për të bllokuar “fake news” në internet, njoftoi sot Komisioni Europian.

Ekzekutivi i Bashkimit Europian po përpiqet të godasë fushatat në internet të dezinformimit dhe përpjekjeve nga palët e treta, si Rusia, që të influencojnë votuesit në kuadër të zgjedhjeve europiane që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.

“Kjo është hera e parë që kjo industri ka rënë dakord të vendos standarde për të luftuar dezinformimin kudo në botë, në formë vullnetare”, deklaroi komisionerja e BE-së për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel.

Ky kod i sjelljes është nënshkruar gjithashtu nga “Mozilla” dhe shoqata e tregtisë në internet “EDiMA”, ku “Twitter” është anëtar./albswiss.com/

Të ngjajshme

Bilanci aktual i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi

albswiss.com

Procesi i noterëve pritet të kthehet në pikën zero

albswiss.com

Kurti tregon a është ndarë Ministria e Kulturës

news

Prodhuesit e miellit në Kosovë ndalojnë prodhimin!

albswiss.com

Albulena Haxhiu ‘godet’ LDK-në: Nuk po mund të shkëputeni nga Thaçi e PDK

albswiss.com

Patën kontakt me të infektuarit e Topanicës, ja ҫka ndodhi me 21 familje

albswiss.com
error: Content is protected !!