fbpx
Alb'swiss TV
Teknologji

Google mbush 20 vjeç, edhe këta si "Apple" e nisën në garazh

Më 27 Shtator, Google festoi ditëlindjen dhe mbushi plot 20 vjeç. Në këto dy dekada jetë, Google është rritur me hapa të shpejtë, është bërë motori më popullor i kërkimit, ka lançuar sistemin operativ “Android”, më i përhapuri në botë, e tani po këmbëngul tek inteligjenca artificiale.
Ishte viti 1995, kur Larry Page dhe Sergey Brin, të dy të sapodalë nga doktoratura në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni, nisën një projekt kërkimi të orientuar te kompresimi i modeleve matematike dhe strukturës së linkut në rrjet, transmeton tch.
“Domain”-i “google.com” u regjistrua më 15 shtator 1997 dhe shoqëria “Google Inc.” u lind më 4 shtator 1998. Por, për llogaritë e veta, Google feston përvjetorin e saj më 27 shtator.
Por, si ka ndryshuar Google në 20 vite?
Sot ai është motori i kërkimit më popullor në botë, aq sa i ka dhënë jetë edhe një fjale të re “To Google” ose në shqip “gugëlloj”, ndryshe kërkoj në rrjet.
Por, fusha e veprimit të saj është zgjeruar në shumë sektorë, që nga menaxhimi i njoftimeve publicitare te botimi; nga hartat te videot me Youtube; nga programet për të naviguar “online” me “Chrome”, te sistemi operativ “Android”, që ka kapërcyer shifrën e 2 milionë dispozitivëve të ativizuar në botë.
Gjiganti i kërkimeve Google ju ka dhënë mundësinë përdoruesve të vet që të njihen me vendin ku themeluesit e saj kishin filluar punën.
Sipas mediave të huaja,  në nder të ditëlindjes së 20-të të kompanisë, gjiganti i kërkimit publikoi “një turne” përmes Google Street View në garazhin në California, ku e gjitha filloi në vitin 1998.
Firma e regjistroi me kujdes hapësirën deri në çdo detaj të fundit – dhe përfshinte një dhomë të fshehtë të mbushur me relike klasike të Google.
Garazhi që shërbeu si selia e parë e Google ishte në pronësi të askujt tjetër përveç drejtorit ekzekutiv të YouTube, Susan Wojcicki.
Ishte aty vendi në të cilin bashkë-themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page vendosën themelet për atë që më vonë do të bëhej një nga “krijesat kryesore” të Silicon Valley./albswiss.com/

Të ngjajshme

Facebook, tani i gatshëm edhe për video komunikim

admin

Gjigantët teknologjikë luftojnë tentimet e Iranit për shtrirje të propagandës

admin

Këto vetura mund të ndikojnë në shkatërrimin e botës

albswiss.com

Samsung pritet të lansojë Galaxy Fold

albswiss.com

Armata e SHBA-së teston automatikun që gjuan 4 plumba njëherësh

admin

Çfarë është shtrirja e postimeve në Facebook dhe si funksionon?

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!