fbpx
albswiss.com
Francë Gjuha jonë Kulturë Lajme

Shembulli Arbresh, të bëhet lajtmotivi kryesor për tërë mërgatën tonë!

Loading...

Në kuadër të bashkëpunimeve të mërgatës sonë dhe shfaqjes së kulturës arbëreshe, organizuar nga shoqata kulturore ‘’Iliria’’ nga Saint Julien en Genevoise  të Francës, u organizua një pritje vëllazërore me Abreshët nga Kalabria e Italisë.
Ndonëse kanë kaluar gjashtë shekuj qëkur Arbëreshët janë mërguar nga atdheu, ata sot e kësaj dite kanë arritur për të mbajtur gjallë rrënjët e prejardhjes së tyre.
Pas paraqitjeve të suksesshme të para disa kohëve të grupeve kulturore të mërgatës sonë nga Evropa qendrore në Kalabri të Italisë, Arbëreshët patën rastin që përmes këngës dhe kulturës arbëreshe të shpërfaqin tek mërgata jonë vlerat e tyre kulturore, gjuhësore dhe etnosin e tyre të ruajtur ndër  shekuj.

Takimi i organizuar dhe shfaqja para publikut kaloi në frymën vëllazërore, me emocione, dhe njoftime të ndryshme lidhur me jetën dhe veprimtarinë kombëtare Abreshe. Nuk ishin vetëm vlerat kulturore por, ky ishte një takim shumë domethënës ku të gjithë të pranishmit mbetën të kënaqur. Bashkë mërgimtarë tanë nga qytete të ndryshme të Francës dhe Zvicrës ia kishin mësyrë sallës dhe ngjarjes kulturore e cila do zhvillohej aty.
Fillimisht, të pranishmit me një fjalë përshëndetje iu drejtua kryetarja e shoqatës Iliria. Ku duke u uruar mirëseardhje të pranishmëve cilësoi vlerën e madhe të këtij tubimi duke thënë se Arbëreshët në Itali ndonëse të mërguar para disa shekujve janë shembulli për gjithë mërgimtarët e sotëm se si duhet të ruhet autoktonia dhe traditat kombëtare.

Më pas fjalën e mori kryetari i komunës së Saint Julien en Genevoise  i cili  duke përgëzuar shoqatën “iliria” për organizimin e këtij manifestimi, në të cilin ndër shumë figura të jetës kulturore e politike në mërgatë ishte edhe konsulli i Republikës së Shqiperisë, pastaj i nderuari  prof. Astrit Leka, shoqata të ndryshme shqiptare të cilat veprojnë në mërgatë etj.

Programin artistik e hapen artistja e mirënjohur Mimoza Nazarko në përcjellë me pianisten Ermira Lefort dhe violinistin Volfi Haxhijaj. Ekzekutimi virtuoz i pikave muzikore u mirëprit nga të pranishmit dhe me padurim pritej që tashmë skenën ta merrnin grupi kulturor Arbresh.
Paraqitja e “Vëllezërve Arbëresh” në vazhdimin solli shumë emocione. Ata duke shpalosur  programin e tyre me kënge të bukura arbëreshe, u përcollën me duartrokitje të shumta frenetike nga ana e gjithë publikut. Kënga, muzika, veshja dhe ruajtja e kulturës edhe pas shumë shekujsh, sikur risjellin edhe një herë tragjeditë kombëtare të fatkeqësisë së largimit nga atdheu.
Nëpër kujtesën e shumëkujt sikur ngjallej Arbëria emërtim me të cilin quhej dikur Shqipëria nga koha kur Arbëreshët kishin mërguar drejt Italisë dhe Kalabrisë. Sikur edhe njëherë në fjalët, këngët dhe paraqitjen e tyre rikthehej zëri i Jeronim De Radës, Jul Varibobës e shumë figurave tjera të cilat nderuan kombin dhe mbeten përherë në panteonin  e tij.
Programi artistik përfundoi me këngën Xhamadani vija vija, ku përmes kësaj kënge i gjithë publiku u ngrit në këmbë. U ngritë jo vetëm për të përcjellë këngën, por ata sikur po jepnin simbolikën e një tërësie të bashkuar ashtu siç ishte dikur në historinë shqiptare. Kënga mbaroj me duartrokitje të shumta dhe mesazhin e shenjtë se vetëm ruajtja e vlerave dhe bashkimi duhen të ngrihen mbi çdo prioritet jo vetëm të mërgatës sonë por, për të gjithë.
Porosia e “Vëllezërve Arbëresh” ishte e qartë dhe kuptimplote. Jemi vëllezër dhe gjuha shqipe na bashkon! Mbrëmjes edhe më tepër ia shtuan vlerat ushqimet tradicionale shqiptare të përgatitura me këtë rast.

Në fund duhet theksuar se këto bashkëpunime kulturore, janë mese të domosdoshme dhe kanë vlera të mëdha. Shembulli arbresh duhet të bëhet lajtmotivi kryesor për tërë mërgatën tonë sesi duhet ruajtur, kultivuar, zhvilluar kulturën, traditën dhe atdheun si pikënisja e çdo njeriu./albswiss.com/

Loading...

Të ngjajshme

Llogaria e mirësive

admin

Në Skifteraj të Vitisë përfundon aksioni për renovimin e xhamisë

admin

Maqedoni: Fillon sot gjykimi për ndodhitë e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

admin
Loading...
Loading...