fbpx
Alb'swiss TV
Lajme Zvicër

Zvicër: Votimi popullor me 25 nëntor 2018

Loading...

JO iniciativës së rrezikshme të SVP-së kundër të drejtave të njeriut
Kjo iniciativë popullore e Partisë Popullore të Zvicrës (SVP/UDC) në parim dëshiron ti jep përparësi kushtetutës së vendit para të drejtës ndërkombëtare, edhe duke ndryshuar kushtetutën. Marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat do të ishin në kundërshtim me kushtetutën e vendit, do të duhej përshtatur, apo edhe anuluar tërësisht. Kështu, kjo parti dëshiron që të sigurohet, se vendimet me referendum të kenë përparësi në raport me të drejtën ndërkombëtare.
Gati gjysma e Zvicrës nuk e dinë çka është e drejta ndërkombëtare. Kjo është shumë shqetësuese duke pasur parasysh votimin me referendum për të ashtuquajturën “iniciativë për vetëvendosje” të partisë së njohur populiste.
Traktatet ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare mbrojnë vendet e vogla si Zvicra nga imponimet politike të fuqive botërore. Disa prej tyre po bëhen gjithnjë e më ekstremiste e më nacionaliste. Andaj, pikërisht tani është më se e rëndësishme që Zvicra të mbrojë dhe respektojë rregullat ndërkombëtare. Vetëm një sistem i fortë i drejtësisë mund të kufizojë arbitraritetin e shtetit. Pa rregulla ndërkombëtare, sundimtarët si Trump, Putin dhe Erdogan përcaktojnë se çfarë ndodh me botën. Prandaj, edhe duhet thënë JO kësaj nismë të rrezikshme.
Migrantët/et socialdemokrat/e refuzojnë iniciativën që është kundër të drejtave të njeriut
Nga ky sulm frontal karshi mbrojtjes së e drejtave të njeriut dhe pasojat e saj veçanërisht do të goditej popullata me sfond migracioni. Në konferencën për media të datës 27 shtator 2018, migrantet/ët socialdemokratë, si zëri politik i bashkëqytetarëve/eve me sfond migracioni, – në gjuhë të ndryshme  – kanë ftuar votuesit me 25 shtatorit ti thonë JO duke hedhur poshtë këtë iniciativë të radhës kundër të drejtave të njeriut (zyrtarësh e njohur si “iniciativa për vetëvendosje”).

Pamje nga konferenca për media të migrantëve të PSd të Zvicrës kundër nismës së rrezikshme të SVP-së kundër të drejtave të mbrojtura të njeriut

“Kjo iniciativë përmban shumë të papritura dhe rreziqe për të gjithë qytetaret/ët, por më së shumti për ata me sfond migracioni, pasi kjo ajo atakon të drejtat e njeriut dhe venë të drejtën vendore kundër asaj ndërkombëtare dhe kështu paraqet sulm karshi obligimeve ndërkombëtare të Zvicrës sa i përket të drejtave të garantuarat të njeriut” tha Mustafa Atici, kryetar i migrantëve socialdemokrat të Zvicrës.
Ndërsa, Arbër Bullakaj, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate për Kantonin St. Gallen, në prononcimit e tij para mediave vuri ne pah, se: “Të drejtat elementare, pa shansin që ato të hedhen në gjyq (të paditen), nuk paraqesin të drejta”, duke theksuar më tej, se ”edhe pse në kushtetutën e vendit janë të ankoruara të drejtat elementare të njeriut, ato në mungesë të gjykatës kushtetuese vendore, nuk do të mund të procedohen në Strasburg.
Në ketë konferencë për media u deklaruan edhe Suthakaran Ganapathipillai nga Solothurn-i, i cili morri shembull të drejtën e viktimave nga Azbesti të fituar në Strasburg, ndërsa Yvonne Apiyo Brändle-Amolo nga Cyrihu iu referua rastit të Kalifa Dembele, të cilin policia e Gjenevës e pat rrahur brutalisht. Edhe në ketë rast Gjykata e Strasburgut erdhi në përfundim se është shkelur ndalesa për keqtrajtim dhe dënoi dhunën e tepruar policore.
«Kur vihen në pikëpyetje të drejtat tona elementare, atëherë vlen secila votë”, theksoi Ana Maria Pica nga Cyrihu. «Mos dalja në votim nuk i ndihmon askujt. Ne duam që për votimin e 25 nëntorit të mobilizojmë për një Jo kundër iniciativës në fjalë dhe të refuzojmë fuqishëm atë.»
Socialdemokratët shqiptaro-zviceran angazhohen fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Në vijim në lidhje me iniciativën e rrezikshme në fjalë po japim në tërësi prononcimin për media të socialdemokratit ndër më aktivët shqiptaro-zviceran Arbër Bullakajt, i cili është bartës i disa funksione të rëndësishme në Partinë Socialdemokrate të Zvicrës dhe në shoqërinë zvicerane:
Arbër Bullakaj jo vetëm në jetën politike e shoqërore të Zvicrës është tejet aktiv, por edhe në aktivitete, ndërmarrësi e projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit amë

Unë i them jo sulmit frontal që i bëhet mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Iniciativa ka për qëllim që Zvicra të anashkaloj detyrimet ndërkombëtare, ashtu sikur veprojnë sundimtaret totalitar. Andaj unë e refuzoj atë.
Edhe njëherë Partia Popullore e Zvicrës (SVP/UDC) përmes një nisme donë që të marrosë popullatën. Pasi, iniciativa “Ligji zviceran në vend të gjyqtarëve të huaj” nuk ka fare të bëjë me “vetëvendosje”, si dëshiron të na bëjë të besojmë titull i shkurtër mashtrues. Fjala është për të kundërtën. Me pakujdesinë llogaritëse të anulimit të Konventës së evropiane për të drejtat e njeriut, duhet të hapet rruga për aprovimin e nismave dhe ligjeve në kundërshtim me të drejtat njerëzore. Qytetarët/et  në rast aprovimi të iniciativës në fjalë nuk do të fitojnë, por vetëm se do të humbin. Pasi që, çka është më vetëvendosje se sa mundësia, që në rast nevoja të drejtat personale elementare të zbatohen nga një gjykatë e pavarur në Strasburg.
Të drejtat elementare, pa mundësinë që ato të hidhen në gjyq, nuk paraqesin të drejta. Edhe përkundër faktit se të drejtat elementare janë të ankoruara në kushtetutë. Por, nga fakti se Zvicra nuk posedon gjykatë kushtetuese, atëherë të drejtat elementare nuk mund të dërgohen për shqyrtim drejtpërdrejtë në gjykatë. Andaj edhe gjykata evropiane për të drejtat e njeriut është aq e rëndësishme për njerëzit që jetojnë në Zvicër.  Pasi që ajo kujdeset që, gjykatat zvicerane vendimet  e tyre ti marrin bazuar dhe në përputhje me ato të Gjykatës së Strasburgut.
Pikërisht të drejtat e njeriut janë bazamenti i vetëvendosjes së qytetarëve/eve. Edhe më i paturpshëm bëhet nisma e kësaj partie me titullin e rremë. Andaj, titulli korrekt i nismës do të ishte “Iniciativa kundër të drejtave të njeriut”.
Në javët e ardhshme është me rëndësi që popullata të sqarohet sa i përket këtyre fakteve. Njerëzit në Zvicër do ta kuptojnë , se nisma e SVP-së paraqet sulm të drejtpërdrejtë në të drejtat e tyre. Njerëzit gjithashtu do të kuptojnë se iniciativa është nisur, ashtu sikur veprojnë sundimtarët totalitar, për të mundësuar mos respektimin e detyrimeve ndërkombëtare të Zvicrës. Kështu Zvicra do të vinte në pikëpyetje pozitën dhe reputacionin si shtet modern dhe do të bëhej treg i botës së Trumpit, Putinit, Erdoganit, Orbanit dhe Salvinisit. Pasi, janë pikërisht këta nacionalistë autoritarë, ata të cilët duan ti anashkalojnë gjykatat ndërkombëtare. Janë po këta që diskualifikojnë dhe i shkelin me të dyja këmbët  të drejtat e njeriut.
Zvicra këtë duhet ta kundërshtojë! Duke mbrojtur të drejtat e njeriut dhe institucionet e tyre. Për të gjithë njerëzit e Zvicrës. Të japim një shembull ndërkombëtar se jemi një vend neutral me traditë humanitare, i cili i frenon tendencat totalitare nacionaliste. Përmes JO me 25 nëntor ia arrijë të dyjave – të mbrojmë të drejtat e njeriut për popullatën tonë dhe të japim botës një sinjal pozitiv nga Zvicra!”
Për pyetje dhe informata shtesë:
Arber Bullakaj, nënkryetar i PSd të Kantonit St. Gallen,
deputet i parlamentit të qytetit Wil,
Tel 076 533 54 86
Në ketë vegëz mund të shkarkoni fletëpalosjen me argumente të shkurtra shtesë kundër iniciativës antinjerëzore bashkë me udhëzuesin për votime me 25 nëntor 2018)

Loading...

Të ngjajshme

Shuhet familja kosovare: Zyrtarja e Policisë vrau prindërit, dy vllezërit dhe pastaj veten në Gjilan

albswiss.com

E dhimbshme: Vdes foshnja në SHBA nga koronavirusi

albswiss.com

Lajm i keq nga Gjermania: Provimi për patentat nuk do të jepet në gjuhën shqipe

albswiss.com