fbpx
Alb'swiss TV
Internet Lajme Teknologji

Janë sulmuar 50 milionë llogari në Facebook, rekomandohet ta ndërroni passwordin

Facebook ka njoftuar se pothuajse 50 milionë përdorues të tij sot janë sulmuar në llogaritë e tyre.
Kompania thotë se e ka njoftuar policinë, ndërsa e kanë kuptuar gjatë javës që lamë pas, kur disa prej përdoruesve të Faceookut që janë sulmuar, janë nxitur ta rihapin Facebook-un e tyre, pa e kuptuar arsyen pse u është bërë “Log out”, thonë nga shërbimi i sigurisë së Facebook-ut.
Kompania tha se sulmuesit kanë shfrytëzuar cenueshmërinë e funksionit “View as” për të fituar kontroll mbi llogaritë e përdoruesve.
Gabimi është rregulluar, tha shefi i sigurisë së firmës, Guy Rosen.
“Meqë sapo i kemi nisur hetimet, nuk e kemi përcaktuar ende nëse këto llogari janë keqpërdorur ose nëse (sulmuesit) kanë arritur te ndonjë informacion. Po ashtu, nuk e dimë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve dhe ku ndodhen ata”, tha Rosen.
“Privatësia dhe siguria e njerëzve janë shumë të rëndësishme dhe na vjen keq që kjo ka ndodhur”, shtoi ai.
E për këtë, kompania rekomandon t’i ndërroni passwordat aktual që i keni./albswiss.com/
 

Të ngjajshme

Tre pacientë në gjendje të rëndë, tre të tjerë lirohen në shtëpi

albswiss.com

Po udhëtonte drejt Greqisë, 24-vjeçarja shqiptare befason udhëtarët me atë që fshihte në çantë

albswiss.com

PDK: Nuk do ta votojmë Qeverinë Hoti

albswiss.com

Konfirmohen edhe dy raste të reja me koronavirus, shkon në 90 numri i të prekurve

albswiss.com

Zyrtari i lartë i VV-së jep paralajmërimin që dridh LDK-në

albswiss.com

Pasuria e Xhavit Halitit – Shtëpi, toka, stoli ari e shumë para në bankë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!