fbpx
Alb'swiss TV
Teknologji

Iphone-t e rinj XS dhe XS max janë perfekt, por Samsung Note 9 është i një galaksie tjetër

Gjenerata e re e telefonave të Apple-it, iPhone XS dhe XS Max është më e mirë në çdo aspekt në krahasim me gjeneratën e shkuar, iPhone X, megjithatë mbetet prapa telefonit të Samsungut, Galaxy Note 9.
Ky është konkludimi që ka nxjerrë revista prestigjioze amerikane “Consumer Reports” që merret me testime të produkteve që iu interesojnë konsumatorëve, por edhe me hulumtime tjera. Kjo revistë publikohet që nga viti 1936, raporton Koha.net.
Rezultati i testimeve është se gjenerata e re e iPhoneve është më e mirë se e shkuara për bateri, performancë të kamerës dhe në çdo performancë tjetër.
“CR” ka konkluduar se iPhone XS dhe XS Max kanë bateri më të fuqishme dhe navigim shumë më të shpejtë e të lehtë.
Megjithatë, sipas analizës dhe krahasimit të ekspertëve të “Consumer Reports”, sa i përket funksioneve gjenerale dhe qëndrueshmërisë, Samsungu mposht Apple-in, me Galaxy Note 9, dhe për këtë arsye sipas tyre, gjenerata e re e iPhoneve nuk është “Numri 1” në botën e telefonave./albswiss.com/

Të ngjajshme

Google dhe Facebook të kontraktuar për të luftuar “fake news” në prag të zgjedhjeve në BE

admin

Kjo veturë elektrike zëvendëso ato tradicionale

albswiss.com

Porsche e re do iu lë “gojëhapur”

albswiss.com

Twitter e ka zyrtarizuar ri dizajnimin e ueb-faqes

kushtrim

Gjiganti i tekonologjisë kineze Huawei ndëshkon punëtorët pasi uruan Vitin e Ri në Twitter-in zyrtar duke përdorur iPhone

admin

Sony Xperia XZ4 mund Galaxy S10 të Samsung, në testin e fuqisë

admin
error: Content is protected !!