fbpx
Alb'swiss TV
Aktivitete Lajme Mërgata Zvicër

Gjenevë: Projektligji për Diasporën zgjoi interesimin e bashkë mërgimtarëve tanë

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në kuadër të prezantimit të projektligjit për diasporën, në qytetin e Gjenevës së Zvicrës u mbajt takim konsultues me mërgimtarët tanë, njofton Alb’swiss TV.
Në lokalet e konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në përbërje Time Kadriaj, Doruntinë Maloku, Glauk Konjufca dhe Fitore Pacolli, të përkrahur edhe nga zëvendës  Ministri i diasporës dhe Investimeve Strategjike z. Afrim Bekteshi dhe nga ekspertët ligjor z. Mentor Borovci e Ejup Kamberaj, shpalosën para të pranishmëve projektligjin për diasporën.
Ndonëse siç u prezantua nga ligjvënësit e Kuvendin të Republikës së Kosovës, ky ligj ka për qëllim krijimin dhe rregullimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, si dhe përcaktimin e statusit të pjesëtarëve të diasporës, mbrojtjen ose përkujdesjen për të drejtat sociale, politike, kulturore, ekonomike dhe të interesave të tjera të diasporës. Ligji i propozuar është vetëm baza e parë juridike, i cili kërkon trajtim dhe përplotësim me kërkesat konkrete dhe funksionale nga ana e mërgimtarëve tanë.
Fillimisht, debati mbi ligjin, nisi me një konfuzion dhe kërkesa të shumta nga pjesëtarët e mërgatës sonë, të cilët duke numëruar një varg mos funksionimesh të deritashme, ata u ndalën nëpër shumë vështirësi të cilat po i përcjellin sot mërgimtarët tanë.
Informimi jo në kohë të duhur, komunikimet dhe prezantimet jo të kënaqshme kulturore mes mërgatës dhe atdheut, kartoni i gjelbër, vështirësitë të cilat e përcjellin mësimin plotësues të shkollës shqipe, si dhe disa mos funksionalizime të tjera, ishin ndër brengat dhe preokupimet të cilat shfaqën pjesa më e madhe e diskutuesve në projektin e këtij ligji nga ana e mërgimtarëve.
Po ashtu, në këtë debat u parashtruan edhe kërkesa legjitime, se është koha e fundit kur Institucionet e vendit duhet ta shohin në mënyrë më pragmatike mërgatën tonë. Andaj nga këtu lindin edhe domosdoshmëritë kohore të organizimeve të mirëfillta dhe afatgjate, si nga ana e mërgatës  po ashtu edhe nga organizmat drejtues të atdheut.
Gjithashtu, një theks i veçantë dhe dominues ishte edhe këmbimi apo investimi i përvojave shkencore, kulturore, punuese  e investuese duke ditur se pjesë e konsiderueshme e njerëzve të cilit sot jetojnë jashtë trojeve etnike, tashmë me sukseset dhe përvojat e tyre mund të japin kontributin e tyre në shërbim të prosperitetit dhe rimëkëmbjes së atdheut.
Nga pjesa dërmuese e debatuesve mbi projektligjin e Diasporës u theksua domosdoshmëria e funksionimit të shtetit ligjorë. Vetëm ofrimi dhe avancimi i njerëzve të merituar dhe pa dallime dhe përcaktime politike do ti kontribuonte përparimeve të gjithëmbarshme.  Klientela, nepotizmi, korrupsioni  dhe dukuri tjera do mbeten si gangrenë e shoqërisë nëse ne nuk do merremi në mënyrë energjike në luftimin e tyre.

Nga ky takim u shtrua edhe kërkesa që edhe mërgata jonë të jetë e angazhuar në gjitha proceset e vendimmarrëse të jetën publike e politike nëpër të cilat po kalojmë. Në radhë të parë u shpërfaq domosdoshmëria që ajo të organizohet nëpër gjitha vendet përkatëse ku ajo jeton dhe vepron.
Të organizohet mësimi i domosdoshëm plotësues në gjuhën shqipe, element ky shumë i domosdoshëm në ruajtjen e vlerave dhe traditës kombëtare sidomos për brezat e rinj.  Pastaj përmes Qendrave Kulturore të cilat do organizohen nga Ligji mbi Mërgatën të organizohet funksionalitet i gjitha shoqërive kulturore artistike e shkencore dhe nga këtu të rrjedhë edhe një diplomaci kulturore rreth prezantimit  të kulturës dhe kombit tonë jo vetëm para shteteve përkatëse por edhe më gjerë.
Sot në këto përparime të teknologjive të avancuara, është koha e fundit kur mërgata jonë duhet të merr fatin e vet në duar. Mërgata jonë di dhe mundet.. Ajo  për të mbijetuar jashtë atdheut, në radhë të parë duhet të organizohet…
Pikërisht, ky duhet të jetë edhe obligim moral dhe kombëtar, kemi përgjegjësi para gjeneratave të ardhshme, kemi detyrë të përkujdesemi për ardhmërinë tonë…  Andaj, edhe ligji për mërgatën vetëm çka do ndihmonte dhe lehtësonte realizimin  e synimeve dhe sukseseve tona drejt ardhmërisë./albswiss.com/
 
 

Të ngjajshme

Tragjedia e dyfishtë e familjes Aliu, Shqipdoni u gjet i vdekur në vendin ku i kishte punuar babai

albswiss.com

“Mesazh” i dërguar nga Serbia, në Parlament mbërrin një zarf me plu mb

albswiss.com

A mund të zvarrisë formimin e qeverisë dorëheqja e mundshme e Vjosa Osmanit?

albswiss.com

Flet Presidenti Thaҫi, tregon se a kishte gisht në rrëzimin e Qeverisë Kurti

albswiss.com

“Tërmet, mos lëvizni”, panik në studion e Blendi Fevziut teksa transmetohej emisioni live

news

Banorët e Dumnicës në protestë, kërkojnë që fshati të hiqet nga karantina

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!