fbpx
Alb'swiss TV
Kulturë Poezi-Prozë

Shoqata për kulturë e art "Tradita" e Tetovës, mbajti mbledhinë letrare “Lirika e vjeshtës”

Në këtë takim letrar – artistik që u mbajt vikendin e kaluar në Tetovë, u tha se poezia dhe lexuesi kanë nevojë të takohen disa herë, për t’u njohur mes tyre. Në çdo takim publiku ndjen diçka më shumë për të, mëson diçka të re për poezinë dhe rolin e saj.
Me leximin e poezisë “Perëndim vjeshte” të doajenit të letrave shqipe, Dritëro Agollit, filloi manifestimi letrar “Lirika e vjeshtës”, i organizuar nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” nga Tetova.
Manifestimin letrar “Lirika e vjeshtës” e shpalli të hapur Selam Sulejmani – kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”, i cili tha se, ne të gjithë së bashku takohemi në një veprimtari letrare, ku fjalën kryesore e ka poezia lirike, gjinia më përfaqësuese në letërsisë shqipe.
“Në të gjitha përcaktimet që i janë bërë poezisë lirike, që nga Aristoteli e deri në studimet e sotme, bosht i këtij lloji cilësohet ndjeshmëria e lartë – si tipari kryesor e i patjetërsueshëm i poezisë lirike. Sikurse thotë edhe Kristo Floqi, ‘… poezi lirike quhet ajo që shpreh ndjenja individuale, ndjenja subjektive të çfarëdo kategorie, gëzimi, apo hidhërimi etj’, prandaj në këtë zhanër poezie, thelbi është kurdoherë: ndjenja shpirtërore. Mjafton të përmendim fillesat e dokumentimit të saj të hershëm me Mesharin e Buzukut (1555), vjershat e Budit e Bogdanit ku spikati lirizmi”, ka thënë Sulejmani.
“Në rrugën e vështirë prej disa dekadash të themelimit e të konturimit të letërsisë kombëtare shqiptare poetët luajnë rolin kryesor. Në krijimet e tyre përfaqësuese do të mbizotërojë fryma lirike. Autorët e Rilindjes si, De Rada, Dara, Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Fishta, Çajupi, Asdreni paraqiten me krijime me frymë lirike. Poezia lirike dëshmohet si gjinia që i ka prirë lindjes së letërsisë së kultivuar shqipe dhe si mbizotëruese në periudha të ndryshme të saj’’, theksoi ndër të tjera Selam Sulejmani.
Pas ceremonisë së hapjes solemne, u mbajt edhe ora letrare në të cilën, një numër i konsiderueshëm poetësh, si: Ejup Ajdini, Bujar Plloshati,  Zejnepe Alili –Rexhepi, Shaip Emërllahu Daim Iljazi, Xhelal Zejneli, Muhabije Fejzuli, Rami Kamberi, Adem Abdullahu, Berzat Sadiku, Selajdin Qazimi, Nazife Qazimi, Eroll Velija, Nadi Arifi, etj, para auditorit lexuan pjesë poezish të zgjedhura nga krijimtaria e tyre dhe të autorëve të njohur shqiptarë e të huaj.
Në kuadër të “Lirikës së vjeshtës” u realizua edhe programi artistik, në të cilin performuan maestro Shkelzen Pajaziti me violinë, studentja e Fakultetit të Arteve të UT-së, Teuta Emini me flautë dhe profesori Nuhi Musa me mandolinë, ndërkaq fotografitë i realizoi Dritan Abdiji. Ky manifestim letrar – artistik u organizua me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe i njëjti u mbajt në Teqen Harabati Baba në Tetovë. /albswiss.com/
 

Të ngjajshme

Ambasadori amerikan në Kosovë shfaqet me plis në kokë

albswiss.com

Dritëro Agolli jeton prore

admin

Kosovë moj sorrë e zezë, se t’ishe e bardhë do quheshe Dardani

albswiss.com

Fragment nga romani “Gjuetari i balonave”, kryevepra e Khaled Hosseinit

admin

BETEJA PËR TË VËRTETËN  

admin

Nobelisti Handke, kosovarëve: Shkofshi në ferr, atje ku jeni tashmë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!