fbpx
Alb'swiss TV
Histori Kulturë

37 libra të vjetër për Skënderbeun ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Në Bibliotekën Kombëtare – Universitare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, është hapur ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugiee, e cila ka filluar koleksionimin e librave të rallë për Skënderbeun 30 vjet më parë.
Drejtori i bibliotekës kombëtare, Fazli Gajraku, vlerësoi se ekspozita e sotme është ndër më të rrallët që mund të gjenden ndonjëherë.
“Sa herë i referohemi librit më të vjetër, i referohemi autorit pa dyshim, në këtë rast koleksionistes. Qytetarët e Kosovës kanë mundësi të shohin librat më të rrallë që janë parë ndonjëherë”, tha ai.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka tha se ndihet i lumtur që 37 botime të vjetra do të jenë të ekspozuara, transmeton kp.
Koleksionistja Patricia Nugiee, e cila ka filluar koleksionimin e librave për Skënderbeun 30 vjet më parë, u shpreh e kënaqur me ekspozitën e ardhur në Prishtinë.
“Nuk do t’iu jap sot një mësim historie sepse nuk jam historiane. Për herë të parë dëgjova për Skënderbeun përmes një klienti kur punoja në një librari antike në Londër”, tha ai.
Ish-drejtori i bibliotekës kombëtare, Sali Bashota tha se është krenari për popullin shqiptarë grumbullimi i gjithë këtyre librave të rrallë nga koleksionistja, Patricia Nugiee, të cilën e falënderoi përulësisht për këtë kontribut tejet të çmuar për kulturën dhe historiografinë shqiptare./albswiss.com/
 

Të ngjajshme

Gjermanët morën Beogradin me vetëm shtatë ushtarë

admin

Ju jeni vajza 100% perfekte për mua

albswiss.com

Pse duhet të besosh Zotin – kjo është përgjigja e filozofit të njohur

albswiss.com

Sigurohuni t’i keni duart e pastra para se të prekni zemrën e dikujt

albswiss.com

Shkrimtari i frikshëm që vdiq në mënyrë të mistershme

albswiss.com

IDENTITETI LETRAR I PERSONAZHIT DHE VEÇORITË E TIJ

admin
error: Content is protected !!