fbpx
Alb'swiss TV
Aktivitete Lajme Mërgata Zvicër

Gjenevë : Mbrëmje me këngë folklorike për dëshmorin Bafti Haxhiu

Organizuar nga shoqata Rapsodët e Gjenevës, e cila vepron dhe zhvillon aktivitete kulturore e folklorike, dje është organizuar një mbrëmje muzikore, me këngë folklorike në nderim të dëshmorëve të kombit, e në veçanti për dëshmorin Bafti Haxhiu…
Humanizmi është nevojë dhe virtyt i zhvillimit të një shoqërie. Njerëzit dhe altruizmi i tyre njerëzor përherë në qendër veprimi kanë ndihmën dhe bërjen e mirësive, elemente këto të domosdoshme për njeriun, varësisht nga pozita në të cilin ai ndodhet në një shoqëri.
Gjaku i dëshmorëve të Luftës Çlirimtare të UÇK-së – është gjak i derdhur mbi gjakun stërgjyshor në kohë të duhur dhe në vend të duhur. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur me e lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.
Edhe pse kanë kaluar disa vjet nga lufta jonë çlirimtare dhe fitimtare, dëshmorët përherë do mbeten të skalitur nëpër mendjen tonë. Nderimi dhe kujtimi për ta është jo vet¨m kujtim i historisë por, edhe i së ardhmes sonë.
Njëri nga ata të cilët atdheut dhe kombit ia dhuruan edhe më të çmuarën jetën ishte edhe komandanti e kompanisë së UÇK-së të operacionit “Shigjeta”, dëshmori i kombit Bafti Haxhiu…Ai bashkë me shumë shokë të tjerë bien dëshmor më 26 maj 1999. Jeta dhe vepra e tij do kujtohet me pietet nga brezat dhe do të nderohet nga të gjithë. Në shenjë nderimi për veprën edhe shkolla fillore në Viti sot me krenari mbanë emrin Bafti Haxhiu.
Për ta nderuar dhe kujtuar dëshmorin, anëtarët e shoqatës “Rapsodët e Gjenevës” në përbërje Enver Idrizi, Naim Demi, Ramadan Hyseni, Shaban Thaçi dhe Xhevat Kajolli, si dhe vëllezërit Xhelil e Zeqirja Rashiti të cilët enkas kishin ardhur nga Dijoni i Francës para të pranishmëve ekzekutuan këngë patriotike për dëshmorët në kujtim të veprave të tyre.
Duhet theksuar se ky takim pos këngës dhe melosit të bukur të cilën shfaqën rapsodët, kishte edhe qëllime humanitare dhe organizuese në përkrahje të ngritjes së lapidarit për dëshmorin Bafti Haxhiu në qytetin e Vitisë.
Dëshmorët e kombit me veprat e tyre duhet të jenë përherë prore midis nesh, andaj kënga, arti dhe kujtimet për ata janë vepra që nderojnë jo vetëm dëshmorët por edhe gjithë pjesëmarrësit nëpër këto ngjarje./albswiss.com/

Të ngjajshme

Ky qytet i Kosovës fle mbi ar, nuk është Mitrovica

albswiss.com

AAK: Do ta votojmë mocionin për rrëzimin e qeverisë

albswiss.com

Rexhep Selimi emërohet shef i Grupit Parlamentar të LVV-së

albswiss.com

Lufta ekonomike/ Po planifikohet braktisja e dollarit

admin

Kryetari i Kamenicës jep detaje rreth 11 pacientëve të rinj me koronavirus, kjo është mosha e tyre

albswiss.com

Ahmeti: Jemi qytet shumë i bukur për t’u shkatërruar nga kerret

albswiss.com
error: Content is protected !!