fbpx
albswiss.com
Kosovë

Pas publikimi të bisedave, reagon Molliqaj: S’ka sekrete, mund t’i publikoj bisedat me politikanët

Pas publikimit të bisedave në mes të Pal Lekajt e Bilall Sherifit me Dardan Molliqajn, të cilat janë zhvilluar dje gjatë seancës, ka reaguar ky i fundit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka pranuar se për disa ditë rresht PSD, ka negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit.

Molliqaj ka theksuar se, çdo bisedë me secilin politikan mund ta publikojë pasi nuk ka asgjë për të fshehur.

“Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit. Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi kërkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara. Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t’ia tregoj”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq lidhur me këtë ka reaguar Vetëvendosje.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre”.

“Në dhjetorin e vitit 2017 këta të ikurit fajësonin Albinin. Tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre. Fat i madh që nuk janë në Lëvizje! Dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre. Thonë që fundi e rikuptimson fillimin”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi

Të ngjajshme

Pandeli Majko i bie pishman për deklaratën në Drenicë: Nuk fola për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

admin

Pak para protestës, Lumezi mbjellë një pemë në kujtim të viktimave të krimit

admin

Vdes një i burgosur, KMDLNJ: Janë tetë deri në dhjetë raste tjera që mund të përfundojnë njëjtë

albswiss.com