fbpx
Alb'swiss TV
Zvicër

Gjenevë: Bankënotat prej 500 € të cilat kishin bllokuar tualetet e disa restoranteve, shkojnë tek punonjësit!

Prej më shumë se një viti hetimesh, gjykata e Gjenevës më në fund ka marrë vendimin rreth një ngjarjeje jo të rëndomtë. Në 2017, bankënota të shumta prej 500 € ishin gjetur nëpër guaskat e tualeteve nëpër disa kafeneve dhe restorante në qytetin Gjenevës. Të cilat nuk dihej pse ishin grisur dhe hedhur nëpër tualete! Mirëpo Gjykata e Gjenevës përmes një vendimi ka vendosur që shuma ekuivalente e atyre bankënotave të ju takoj punonjëseve të cilët i kishin zbuluar ato, njofton Albswiss.com.
Për këtë histori të pabesueshme e cila tingëllon dhe habitë si një përrallë me thesare për krishtlindje ka njoftuar gazeta e përditshme Tribune de Genève e cila i referohet ngjarjes së jashtëzakonshme dhe vendimit të gjykatës.
Kur në maj të vitit 2017, punonjësit e një agjencie të bankës UBS në Gjenevë kishin zbuluar se tualetet e disa restoranteve e kafeneve ishin bllokuar nga kartëmonedha të grisura prej 500 €. Kjo dukej sa e habitshme po qa edhe e pa besueshme. Mirëpo kjo rezultojë se ishte e vërtet!
Menjëherë pas këtij zbulimi ata arritën të rimarrin rreth 40,000 euro, por pjesa tjetër kishin rrëshqitur nëpër gypa. Paratë u jepen oficerëve të policisë të cilët pasi studiuan dhe panë imazhet e regjistruara përmes kamerave të sigurisë ata panë tri gra dhe një burrë i cili u shkonte që të mbrapa nëpër lokalet ku ndodheshin tualetet.
I njëjti fenomen ishte regjistruar edhe në një sallon çaji dhe në një piceri po të njëjtën ditë. Me që salloni i çajit ndodhej në të njëjtën ndërtesë aty zbulohet se edhe tek tualetet e meshkujve ishin të bllokuara nga kartëmonedhat. Ku ata kishin arritur të nxjerrin në total prej 8.500 eurosh.
Ndërsa në një restorant aty pranë, një grua pastruese e ndihmuar nga kuzhinieri gjen rreth 26.000 euro në shportën e tualetit.
Kjo histori me befasi nuk ndalet këtu. Edhe një muaj më vonë, tualetet e një piceri e cila ndodhej në afërsi të bankës ishin bllokuar. Punonjësit heqin kapakët për ta riparuar dhe arritën të gjenin kartëmonedha në total prej 60,000 eurosh!.
Këtë shumë të parave të gjetura policia e Gjenevës kishte mbajtur peng duke pritur që të zbulojnë pronarët e tyre. Dimrin e kaluar, një nga spanjollët erdhi tek hetuesit për të raportuar se paratë i përkisnin familjes së gruas së tij e cila kishte marrë kërcënime nga kriminelët në Spanjë dhe ata kishin preferuar të strehonin thesarin e tyre në Zvicër.
Njeriu i cili ishte lajmëruar nuk kishte shpjeguar pse ishin grisur dhe u hodhën kartëmonedhat nëpër tualete, si dhe u përball me ankesat e pronarët të tri objekteve që u ankuan për dëmtimin e hidraulikës së tyre.
Tribune de Genève shtron pyetjen nëse familja spanjolle është panikuar pas miratimit në Zvicër të ligjit për shkëmbimin automatik të informacionit bankar.
Mbetet fakti se shtetasi spanjoll pas dëgjimit mbetet i lirë pasi që shkatërrimi i kartëmonedhave nuk është i paligjshëm në Zvicër. Dhe pasi familja spanjolle nuk ka pretenduar kthimin e mallit, në këtë rast parave gjykata e Gjenevës vendosi që ato të u takonin atyre të cilët i kishin zbuluar. Ata do të marrin tash e tutje bankënota në vlera të njëjtë nga Banka e Francës./albswiss.com/
,

Të ngjajshme

Shqiptari bën çmendurinë në Zvicër, paguan 36,400 franga për një parë targa të veturës

admin

Në Zvicër mbahet marsh solidarizues për 7 vjeçarin e vr.arë

admin

Hilmi Gashi emërohet anëtar i dy komisioneve federale te Zvicrës

admin

Krimi i rëndë në Zvicër: zbulohen mbi 700 fëmijë të adoptuar ilegalisht nga Sri Lanka

admin

Pagat në Zvicër, shihni sa paguhen disa profesione

admin

Bashkohen shqiptarët në Zvicër

admin
Loading...
Loading...
%d bloggers like this: