fbpx
Alb'swiss TV
Gjermani

As mashkull, as femër/ Hyn në fuqi ligji për identitetin e tretë gjinor në Gjermani.

Njerëzit interseksualë në Gjermani, nga 1 janari, mund të identifikohen ligjërisht si një gjini e tretë.
Parlamenti gjerman e miratoi ligjin në Dhjetor, ndërsa ai hyri në fuqi të martën.
Njerëzit që nuk i përshtaten përkufizimit biologjik të meshkujve apo femrave tani mund të zgjedhin kategorinë “ndryshe” në dokumentet zyrtare.
Ata që e zgjedhin këtë opsion do të duhet të kenë një certifikatë mjekësore për t’u regjistruar.
Njerëzit interseksualë lindin me karakteristika edhe mashkullore, edhe femrore, të cilat mund të shfaqen në lindje ose më vonë.
Edhe vende të tjera kanë miratuar ligje në vitet e fundit që ndihmojnë njohjen e njerëzve interseksualë – në mesin e tyre, shkruan REL: Austria, Australia, Zelanda e Re, Malta, India dhe Kanadaja.
Kombet e Bashkuara thonë se 1.7% e popullsisë së botës është e lindur me tipare interseksuale.

Të ngjajshme

Vdekja e të riut Enver Islam Ejupi, ngjall dhembje dhe emocione

admin

Nxehet debati në Gjermani: E drejta e punës t’u jepet edhe azilkërkuesve shqiptarë atje!

admin

Merkel pas skandalit austriak, kërkon nga Evropa të mos votojë ekstremin e djathtë

admin

Më pak vende pune në Gjermani

admin

Në Gjermani nis xhirimi i filmit "Exile" i Visar Morinës

admin

Gjermania do të rekrutojë në ushtrinë e saj dhe shtetas europianë

admin
error: Content is protected !!