fbpx
albswiss.com
Boks

Fillojnë bisedimet për revanshin Fury – Wilder

Loading...

Ndeshja më e madhe e viteve të fundit është afër që të ndodh për herë të dytë.
Tyson Fury dhe Deontay Wilder mund ta gjejnë vetën edhe njëherë përballë njëri tjetrit.
Pas duelit të 1 dhjetorit, ku në Los Angeles nuk pati fitues, palët kanë nisur bisedimet për një revansh.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Frank Warren, i cili ka thënë se është në bisedime me promotorin e Wilder.
“Për momentin po flas me Shelly Finkel, i cili kujdeset për Wilder dhe po provojmë të dakordohemi për revanshin” ka thënë Warren, transmeton lajmi.net.
Fury është i interesuar që duelin e radhës për të ta zhvillojë në Britani të Madhe.
Mbetet të shihet nëse ky fakt do të del të jetë problem në fund për kampionin e WBC, Wilder.

Loading...

Të ngjajshme

Boksieri tajlandez qëlloi arbitrin pasi e ngatërroi me rivalin (Video)

admin

Kosova i fiton tri medalje në evropianin e bodybuildingut dhe fitnesit në Spanjë

admin
Loading...
Loading...