fbpx
albswiss.com
Automobile

Audi RS3 arrin shpejtësi shumë më të lartë se që pretendon prodhuesi (Video)

Loading...

Megjithëse, duke lëvizur me goma të dimrit
Ende askush nuk ka dhënë ndonjë shpjegim, pse Audi i nënvlerëson dhe nuk tregon me saktësi, kohëzgjatjen që kalojnë veturat e reja për të arritur e shpejtësinë e dëshiruar, transmeton Telegrafi.
Testimet që iu janë bërë disa prej modeleve të reja, ka dalë se shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e arrijnë shumë më shpejtë se që pretendon prodhuesi.
Për Audi A5, është thënë se 0-100 kmh, e arrin për 5.7-sekonda, që del të jetë se i mjaftojnë vetëm tre sekonda për ta arritur këtë shpejtësi. Ngjashëm ndodhë edhe më modelin S8, që thuhet se prej zero deri në 100 kilometra në orë i duhen 3.9 sekonda, derisa është gjetur se këtë e bën për 3.5 sekonda.
Së fundmi është testuar modeli RS3, për të cilin thuhej se kalon etapën deri në 100 kilometra në orë, për 4.1 sekonda. Testimet në një rrugë në Evropë, treguan se i nevojiten vetëm 3.7 sekonda.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë deklaratë nga Audi, pse vepron kundër trendit të prodhuesve automobilistik, që gjithnjë e më shumë, duan të thonë se makinat e tyre arrijnë edhe më shumë se që kanë mundësi.

Loading...

Të ngjajshme

Qysh me ditë sa kushton zhdoganimi për makinën tuaj?

admin

Këto janë veturat më të sigurta të vitit 2018

admin

Super video për super veturën Audi RS6 Avant.

admin
Loading...
Loading...