fbpx
Alb'swiss TV
Media sociale Teknologji

Çfarë është shtrirja e postimeve në Facebook dhe si funksionon?

Facebook është rrjeti social më i madh në botë. Në tre mujorin e tretë të 2018-ës kishte 2.27 miliardë përdorues aktivë në muaj.
Duke e vendosur në perspektivë i bie që 1/3 e popullsisë së botës të jetë në Facebook.
Me një audiencë të tillë, Facebook bëhet platforma ideale online për tu lidhur me botën.
Ka mënyra pa fund për të qëndruar i përditësuar me njerëzit që më shumë u interesojnë pavarësisht nëse jeni një individ, organizatë apo biznes.
Megjithatë rrjeti social është rritur shumë. Negativisht ka ndikuar edhe në mundësinë e përdoruesve për të qëndruar të përditësuar me postimet e të tjerëve.
Kjo është e vërteta shtrirjes “reach” të postimeve dhe sesi ndikon tek ju.
Çfarë është shtrirja e postimeve në Facebook?
Sipas burimeve zyrtare të Facebook, shtrirja e postimeve përcaktohet si “numri i personave që kanë parë një postim nga profili juaj apo një faqe e juaj në kohështrirjen e tyre (News Feed).”
Facebook e përdor shtrirjen si matës së performancës së faqeve. Megjithatë i njëjti koncept aplikohet edhe me postimet e profileve si dhe reklamave.
E thënë thjeshtë, shtrirja mat numrin e njerëzve të cilët shohin një postim të caktuar. Në rastin e shtrirjes së përgjithshme të faqes, kemi të bëjmë me numrin e njerëzve të cilët kanë parë të paktën një postim nga faqja në Facebook.
Dikush mund të thotë që Facebook më shumë ngjan me një agjenci reklamimi sesa një media sociale. Zakonisht termi i shtrirjes së postimeve aplikohet për faqet në Facebook dhe jo profilet. Klasifikimi shtrirjes organike dhe me pagesë të postimeve janë ekskluzivitet i faqeve.
Shtrirja organike e postimeve është shtrirje natyrale e përcaktuar nga algoritmi i Facebook. Megjithatë ju mund të reklamoni çdo postim duke paguar Facebook për më shumë shtrirje. Në këtë rast quhet shtrirje me pagesë dhe prej kohësh favorizohet nga Facebook.
Kohështrirja (News Feed) dhe Shtrirja e Postimeve Personale
Facebook vazhdimisht ndryshon kohështrirjen e cila është faqja e parë që aksesoni sapo qaseni në rrjetin social. Janë disa faktorë që nxisin këto ndryshime, sidomos preferencat tuaja të rrjetit social.
Për çdo mik që keni, ju mund të ndryshoni shtrirjen e postimeve të tij. Kjo shtrirje përcaktohet sipas algoritmit të Facebook, nga opsioni “See First” (funksion i cili u jep prioritet postimeve të atyre miqve që i përzgjidhni vetë) apo duke përdorur opsionin “Unfollow” për tu mos shfaqur më postimet e tyre në kohështrirjen tuaj.
Funksione të ngjashme ofron edhe për faqet që keni pëlqyer. Pra Facebook përdor preferencat tuaja për të zgjedhur çfarë postimesh do të tregojë në kohështrirjen tuaj.
Gjithashtu çdo postim personal i miqve jo medoemos do të shfaqet në kohështrirjen tuaj ashtu si jo çdo postim i faqeve.
Gjendja aktuale e shtrirjes së postimeve në Facebook
Sot Facebook është më i madh se kurrë më parë që do të thotë se shtrirja organike e ka pësuar më së shumti. Hapësira e reklamimit në rrjetin social është ajo që ka rëndësi sot.
Siç mund të jeni në dijeni rrjeti social u jep prioritet postimeve me shtrirje me pagesë ndaj postimeve personale të përdoruesve.
Megjithatë gjigandi i medias sociale bëri ndryshime të mëdha në 2018-ën, një lajm i mirë për profilet por jo për markat dhe bizneset.

Të ngjajshme

25 vjet më parë doli Sony Playstation i parë

albswiss.com

Facebook mbyll llogari të rreme për të luftuar propagandën!

admin

Bashkohen prodhuesit e automjeteve në “garën globale” për prodhimin e ventilatorëve

albswiss.com

Zvogëlohet shitja e telefonave inteligjent për shkak të koronavirusit

albswiss.com

Ky Range Rover Evoque mbushet me rrymë

albswiss.com

Gjiganti i tekonologjisë kineze Huawei ndëshkon punëtorët pasi uruan Vitin e Ri në Twitter-in zyrtar duke përdorur iPhone

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!