fbpx
Alb'swiss TV
Kulturë Poezi-Prozë

Poezia e Ditës nga Ismail Kadare: Të Huaj Jemi

Poezia e Ditës nga Ismail Kadare: Të Huaj Jemi
Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç’ish për t’u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.
Futesh dhe si n’rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.
Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.
E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë

Të ngjajshme

Vepra muzikore “Kalorësi i lirisë” për Skënderbeun në 2018

admin

Farenhajt 451, libri që do të bëjë të rikujtosh se pse na duhet të lexojmë

albswiss.com

Rrëfim trishtues, si ma dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën

albswiss.com

Kulturë: Dita e Librit të Ndaluar “Librat digjen, (por) idetë jo”

admin

Shqipëria, vendi ku e gjeni bregdetin e mahnitshëm dhe kulturën e pasur

albswiss.com

Hillary dhe Chelsea me një libër të përbashkët për gratë

albswiss.com
error: Content is protected !!