fbpx
Alb'swiss TV
Francë Lajme

Rifillojnë protestat në Francë

Protestuesit me jelekë të verdhë po demonstrojnë në Paris për të tetën të shtunë me radhë, megjithëse presidenti francez ka premtuar të vazhdojë zbatimin e reformave të mëtejshme në punësim.
Një numër i madh protestuesish filluan të marshojnë nëpër rrugë pranë shëtitores Champs-Élysées të qytetit.
Demonstratat masive filluan më 17 nëntor për shkak të pakënaqësisë në rritje lidhur me rritjen e taksës së karburantit dhe koston e lartë të jetesës, si edhe me udhëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron.
Që atëherë, zoti Macron ka hequr dorë nga plani për rritjen e taksave, ka njoftuar për rritje për punonjësit me rrogat më të ulëta dhe ka premtuar shkurtime taksash për pensionistët në vështirësi, në një përpjekje për të ndalur protestat.
Zoti Macron ka shprehur gjithashtu vullnetin për të bërë ndryshime shtesë në sistemin kombëtar të ndihmës sociale dhe pensioneve.

Të ngjajshme

VV thotë se Gjyshinca është sulmuar nga deputetët e LDK-së, e thërret edhe ambulancën

albswiss.com

Reshje të mëdha të shiut në kryeqytet, vërshohet rruga në Veternik

albswiss.com

Rrëfehet 70 vjeçari nga Gjilani: U shërova nga koronavirusi pa shkuar asnjë ditë te mjeku, kam edhe diabetin

albswiss.com

Bashkë me Rashiqin, Kurti në konferencë për media në orën 13:30

albswiss.com

Nesër rinis dialogu me Serbinë, ky është reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje

albswiss.com

Pas shkarkimit nga posti i drejtoreshës në Postë, vjen reagimi i gruas së deputetit të PDK-së

albswiss.com
Loading...
Loading...
%d bloggers like this: