fbpx
Alb'swiss TV
Shëndetësi

“Mami e keqe!… Pse unë duhet të fle”?

“Fëmija im më bërtet ‘mami e keqe’, kur është i mërzitur me mua. Si duhet të reagoj?”
Në kohën kur fëmija arrin moshën shkollore, me siguri që ka më shumë kontroll të zemërimit të tij dhe duhet të veprojë më mirë se më parë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ai është përsëri i ndjeshëm, veçanërisht ndaj ‘padrejtësive’ që i bëhen. (“Pse UNË duhet të shkoj të fle kur mami qëndron zgjuar deri në orën 10? Mami e keqe, të urrej!”).
Kur ndodh kjo, ai ka nevojë për ndihmën tuaj që të deshifrojë ndjenjat e tij dhe t’i menaxhojë ato.
Kur fëmijët tuaj 4-6, vjeç ju thonë ‘Mami e keqe!’ mos u nxitoni ti thoni që ‘Ti nuk mendon vërtet kështu’, as mos u tundoni t’i thoni që ‘Epo unë të kam xhan, se ti je shume i mirë’.
Ju do ta bënit atë të ndihej i turpëruar. Më mirë përdorni këtë shprehje; ‘Dukesh shumë i zemëruar. Paske shumë dëshirë të rrish edhe pak zgjuar.’
Në këtë moshë ju mund t’i dëgjoni të thonë: ‘Ti asnjëherë nuk më lë të qëndroj deri vonë!’ ose ‘Ti gjithnjë më çon në shtrat në kohën kur flenë bebet!’.

Në vend që t’ia ktheni me zemërim ju mund të vazhdoni ta ndihmoni që ti artikulojë ndjenjat e tij: ‘Ti do të doje të qëndroje edhe pak zgjuar. Është e vështirë të shkosh në shtrat duke e ditur që edhe fëmijët e tjerë janë ende zgjuar’.
Më pas, vendosni limitet tuaja dhe ndihmojeni të eksplorojë opsionet brenda kufijve të tij: ‘Në ditët e shkollës, koha jote e gjumit është ora tetë- ndryshe nuk do të ndihesh i çlodhur në mëngjes. Por ti mund të lexosh një libër në krevat për pak kohë. Si të duket si ide?
Edhe pse sjellja verbale e fëmijës tuaj mund t’ju duket pak lënduese, përpiquni të mos e merrni personalisht. Mbi të gjitha, ai thjesht kopjon çfarë dëgjon që thonë të tjerët në situate të tjera. Ai përkthen emocionet e forta në fjalë të thjeshta të cilat i ka dëgjuar nga të rriturit:
‘E urrej të pres në stacion të autobusit’ ose ‘E urrej kur bie telefoni ndërsa po darkojmë’.
Prandaj, kujdes kur shprehni emocionet tuaja përpara fëmijës. Kujtoni që sjellja e fëmijës tuaj është normale dhe në asnjë mënyrë nuk tregon atë që ai ndjen vërtet. 

Të ngjajshme

Mënyra e Shijshme e Përgatitjes së Karameleve Zana Në Shtëpi

albswiss.com

Dita Botërore e Ushqimit: Rekomandohen dieta të shëndetshme për një botë me ‘zero uri’

albswiss.com

Ismaili: Sistemi shëndetësor ka nevojë për qasje inovative

albswiss.com

Dieta me mjaltë dhe uthull molle

albswiss.com

Trajtimi i problemeve muskulore përmes metodave të ndryshme  (VIDEO)

albswiss.com

Mjeku australian shëron fëmijët kosovarë (VIDEO)

albswiss.com
error: Content is protected !!