fbpx
Futboll

Futbollisti brazilian largohet nga Kosova me zhgënjim të madh

Edenilson Bergonsi e kishte pritur ndryshe eksperiencën e tij të dytë në Gjilan por është larguar nga Kosova i dëshpëruar.
Futbollisti brazilian ishte pjesë e Dritës muajt e fundit, por nuk iu dha rasti për të luajtur dhe së fundmi e zyrtarizoi largimin.
Në fakt, ai ishte kthyer në Gjilan pasi ishte pjesë e Dritës edhe në të kaluarën, por në eksperiencën e parë definitivisht kishte kaluar më mirë.
“Sot dua t’i them lamtumirë FC Dritës. Faleminderit për mbështetjen të gjithë tifozëve. Fatkeqësisht, nuk kisha mundësi të luaja dhe ta tregoja kualitetin tim dhe ta ndihmoja ekipin, siç bëra në herën time të parë në Gjilan”, ka shkruar fillimisht sulmuesi brazilian në Facebook.
“Trajneri nuk bisedoi kurrë me mua. Kam luajtur në shumë klube të rëndësishme dhe minimumi që e kërkoja dhe dëshiroja ishte të më trajtonte me respekt. Por, për shkak të anës sime profesionale dhe dedikimit maksimal në futboll, gjithmonë kam qenë prezent, duke e pritur rastin tim. Te uroj fat, FC Drita. Do të jem gjithmonë i lidhur me Dritën”, ka përfunduar Bergonsi.

Të ngjajshme

Fabregas për momentin emocional: Të gjithë e dinë situatën

admin

​Zyrtare: Merret vendimi se a do të suspendohen ndeshjet e Serisë A

admin

Sot nis turneu memorial “Fadil Vokrri”

admin