fbpx
Alb'swiss TV
Sport

​Fury i përgjigjet thirrjes së Joshuas për ta sfiduar

Promoteri i Tyson Furyt, Frank Warren, i është përgjigjur thirrjes së promotorit të Anthony Joshuas, Eddie Hearn, për ta zhvilluar një meç më 13 prill. Warren ka thënë se ata nuk kanë marrë asnjëherë
ndonjë ofertë.
Ekipi i Joshuas e kishte vendosur një afat kohor prej dhjetë ditësh për ta vendosur kundërshtarin e radhës të anglezit, pasi negociatat për një meç me Deontay Wilderin kishin ngecur përsëri.
Hearn kishte bërë të ditur të hënën se ata kishin bërë oferta për Wilderin, Furyn dhe Daniel Whyte, mirëpo kishte thënë se asnjëri nga këta të tre nuk kishin qenë të gatshëm ta pranojnë meçin ende.
“Është e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë se ka një dallim shumë të madh mes boksierëve të cilët duan me të vërtetë të ndeshen me Joshuan dhe atyre që vetëm thonë se e duan një gjë të tillë”, ka thënë Hearn.
“Ne kemi bërë disa oferta për boksierët më të mirë në kategorinë e peshave të rënda dhe do të bëjmë edhe oferta të tjera gjatë dy ditëve të ardhshme. Brenda dhjetë ditëve të ardhshme do ta vendosim rivalin e ardhshëm të Joshuas”.
“Nëse ata [Wilder, Fury dhe Whyte] mendojnë se mund ta mposhtin Joshuan, atëherë le të vijnë ta bëjnë këtë gjë. Mesazhi ynë është i thjeshtë: Ejani dhe përballuni. Kush e do me të vërtetë? Kjo është mundësia juaj”.
Kësaj oferte i ka dhënë përgjigje Warren, në një intervistë për Daily Telegraph, duke thënë se kjo ofertë nuk i ishte dërguar asnjëherë ekipit të tij.
“Ne kurrë nuk kemi marrë një ofertë të tillë, askush nuk na i ka dërguar asnjë ofertë. Hearn ia tërgoi Tysonit një ofertë në fundjavë, mirëpo oferta nuk ishte për fitim 60/40. Ishte një ofertë qesharake dhe ne nuk i jemi përgjigjur. Duam ofertë 50.50, kjo është e gjitha”, ka thënë Warren.

Të ngjajshme

Përleshje mes tifozëve të Malit të Zi dhe Dardanëve (VIDEO)

albswiss.com

Loriana Kuka fiton me Ippon, një fitore larg të bronztës

albswiss.com

Interi merr fitore të madhe ndaj Dortmundit, Barcelona vuan, por fiton ndaj Slavia Pragës

albswiss.com

Majlinda Kelmendi: Kush është motivi i saj kryesor (Video)

admin

Barcelona bëri gjithçka për ta nënshkruar Neymar (VIDEO)

albswiss.com

Gjimshiti: Elsi do na mungojë, por luajmë shanset tona ndaj Turqisë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!