fbpx
Alb'swiss TV
Futboll

Allegri dëshiron të largojë presionin nga skuadra: Juve nuk është favorit për LK

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është kthyer edhe një herë të flasë për Ligën e Kampionëve.
Tekniku italian thotë se Zonja e Vjetër nuk është favorite për të fituar garën më të madhe për klube në botë, por objektivi i tyre të triumfojnë në fund.
“Nuk është e shkruar askund që ne jemi super favorit në Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte çmenduri”.

Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)
“Duke e bërë këtë, ne nuk e përjetojmë garën si duhet ta përjetojmë, objektivi është ta sjellim në shtëpi nëse luajmë mirë dhe jemi më fat”, ka thënë Allegri në konferencën për media para ndeshjes kundër Atalantas në Kupën e Italisë.
Në fazën e parë të eliminimit direkt në LK skuadra italiane luan kundër Atletico Madridit.
Drejtori sportiv i Juventusit harron në restorant strategjinë e transferimeve të klubit, mediet ia zbulojnë emrat dhe çmimet   
Drejtori sportiv i Juventusit harron në restorant strategjinë e transferimeve të klubit, mediet ia zbulojnë emrat dhe çmimet
Juve ishte shumë afër ta fitojë këtë garë në sezonin 2016/17, ku në finale humbi nga Real Madridi me rezultati 4-1.
Gjatë historisë skuadra italiane e ka fituar Ligën e Kamionëve dy herë (1984–85, 1995–96). /Telegrafi/

Të ngjajshme

Atalanta më e mirë se Juventusi, vlerësim maksimal për Berishën e Gjimshitin

admin

Ujkani krahason Zhegrovën me Dybalan

admin

Shaqiri mendon se Liverpoolit i duhet mentalitetit fitues për të triumfuar në Premier League

admin

Malcom-it nuk i besohet akoma, tregon çfarë i tha Messi

admin

Yllin që e do Real Madrid, refuzon ta nënshkruajë kontratën e re

admin

Cristiano Ronaldo në Madrid për pranimin e fajësisë në lidhje me shmangien e tatimeve

admin
error: Content is protected !!