fbpx
Alb'swiss TV
Opinione

Shpresa është tek të rinjtë që bojkotojnë me dinjitet

Ergys Mërtiri
Ata studentë që u futën në mësim tek Petronini e meritojnë të jenë thjesht gjimnazistë dhe jo studentë. Sot “petroninsat” i shmangeshin kamerave dhe masivisht refuzonin të justifikonin veprimin e tyre. Ata e kuptojnë edhe vetë se veprimi i tyre nuk është dhe aq dinjitoz. Pyetja shtrohet: A u realizuan 8 pikat? Absolutisht që jo. As dy apo tre gjysma prej tyre nuk janë realizuar. Atëherë ku shkuan zotimet e tyre se nuk do shkulen nga protesta deri sa të arrijnë qëllimin?! Shumë prej atyre që deri dje protestonin në rrugë duke u zotuar se do të rrëzojnë sistemin politik të 28 viteve sot hyjnë të nënshtruar në mësim, të frikësuar se mund t’ju humbasë viti akademik, gjë që nuk ka asnjë shans të ndodhë nëse ata iu bashkëngjiten të gjithë bojkotit.
Kjo tregon një realitet të mjerueshëm. Kolegët e tyre të majit ‘68, të cilët ata i mbanin për model gjatë këtyre ditëve, morën peng gjithë vendin dhe as që diskutonin humbjen e vitit. Dhe të mendosh se ata ishin në kushte që këta tanët as që mund t’i ëndërrojnë! Studentët tanë, jo vetëm që nuk morën asgjë serioze nga kërkesat e tyre shumë minimale, por edhe u tallën e u poshtëruan nga pushteti, u kërcënuan, u sulmuan mediatikisht e institucionalisht, u rrahën edhe nga policia dhe në fund pranuan të ulen kokulur në banka gjimnazesh.
Kjo tregon se po rrisim një brez apatik, të trembur, të paaftë për të qenë kurajozë e për t’i dhënë vetes dinjitet, një brez që duron shtypjen dhe padrejtësinë. Në këto kushte, ajo copë diplomë për të cilën ata sakrifikuan një shans të artë që ua dha protesta, nuk do t’iu vlejë për asgjë. Një universitet i përçudnuar si ky, nuk iu jep asnjë shans për të garantuar një jetë dinjitoze, një universitet që iu jep një karton dhe aspak një perspektivë. Ndaj le ta gëzojnë vitin shkollor që druajnë se mund ta humbin!
Nëse ky vend ka ende ndonjëfarë shprese, ajo gjendet sot në bojkot, tek ata të rinj që ndjenja e drejtësisë dhe dinjitetit iu prevalon përmbi frikërat banale me të cilat iu hakërrehet pushteti. Ky vend do të ketë të ardhme vetëm nëse nesër në krye të tij do të jenë këta dhe jo turmat e nënshtruara që dinë vetëm të binden. Përndryshe, të gjithë këta do të vazhdojnë të jenë kontigjent për të mbushur azilet e Europës të dëshpëruar dhe të pashpresë, me bindjen e thellë se ky vend nuk bëhet. Në fakt, ky vend nuk mund të bëhet nga njerëz të nënshtruar, ashtu si çdo vend në botë.
nga Dionis Xhafa/Shekulli.com.al

Të ngjajshme

A do të kontribojë Samiti i radhës që diaspora shqiptare të trajtohet si subjekt i politikave shtëtërore

admin

Kadare për Luginën e Preshevës: Situata në Luginën e Preshevës e papranueshme, shqiptarët atje të diskriminuar rëndë

admin

Opinion: Shqiptarët, me filmat turq po e rregullojnë edhe historinë!

admin

OPINION: ÇËSHTJA E KUFIJVE – VËZHGIME NGA NJË I HUAJ

admin

Tirana, aty ku ngjyrat pushtojnë rrugët – qytet paqësor dhe i projektuar për të ardhmen

admin

Reagon Jakup Krasniqi : As udhëheqësit komunistë shqiptarë të Kosovës (1945-1989) si kanë bërë shërbim më të mirë Serbisë se sa Hashim Thaqi. A aludoi me këtë krahasim për Thaqin, në Rrahman Morinën e Ali Shukrinë?

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!