fbpx
Alb'swiss TV
Opinione

A do të kontribojë Samiti i radhës që diaspora shqiptare të trajtohet si subjekt i politikave shtëtërore

Diaspora shqiptare, përjashto homogjenitetin (përbashkësinë) gjuhësore, është shumë heterogjene (e llojllojshme). Me të drejtë pritet që qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës (mundësisht në harmonizim edhe me qeveritë e vendeve ku rezidojnë shqiptarët) të krijojnë një plan operativ veprimi për krijimin e mekanizmave të qëndrueshme dhe strukturave gjithëpërfshirëse të diasporës (shqiptare), sipas parimeve të demokracisë së drejtpërdrejtë, duke përfshirë edhe personat aktive dhe rrjetet e diasporës si dhe grupet e ndryshme të interesit.
Pa kyçjen e personave të diasporës me përvojën dhe veprimtarinë e tyre transnacionale/1/ mes vendit nikoqir dhe atij të prejardhjes, nuk ka asnjë gjasë të zhvillohet politikë e qëdnrushme për zhvillim përmes diasporës dhe vështrië të arrihen synimet e deklaruara për të vërë në lëvizje procese qarkore të zhvillimit dhe përparimit të mirëfilltë si për shoqëritë pritëse ashtu edhe ato dërguese.
Për ti shërbyer sa më mirë vehtes dhe shoqërisë/ve, sipas mendimit tim është e nevojshme që, strukturat e diasporës si në vendin amë ashtu edhe në atë rezident të institucionalizohen. Kjo, edhe për të mundësuar përfaqësimin proporcional të shqiptarëve të diasporës, veçanërisht qytetarëve transnacional, në institucionet politike.
Anashkalimi i kapitalit human të njerëzve të diasporës nga politikat shtetërore
Gjetjet e një studim-hulumtimi (qershor 2009) /2/, kanë treguar se dërgesat e diasporës kryesisht janë shpenzuar për konsum dhe mallra luksoze, ndërsa vetëm një pjesë shumë e vogël e pagesave të parave të gatshme shpenzohen në arsim dhe se niveli i investimeve nga diaspora mbetet më i ulët se sa pritej si dhe gjetjes se pjesëtarët e diasporës së Kosovës gjithnjë e më shumë po përqendrojnë përpjekjet e tyre në integrimin në vendin pritës dhe jo në investimet në Kosovë.
Sipas mendimit tim, aspekti ekonomik theksohet së tepërmi, duke u anashkaluar tërësisht kapital ekzistues human i njerëzve të diasporës. Pastaj harrohen, apo anashkalohen aspektet tjera tejet të rëndësishme dhe jetike, fjala bie: dija bashkë me kapitalin e pasuruar kulturor, të cilin njeriu e multiplikon në një vend e shoqëri tjetër bashkë me përvojën e bërë se si do të mund të funksiononte më mirë administrimi i një shteti, çfarë shërbimesh mund të krijoj e ofroj një shtet dhe një shoqëri dhe se si mund të rritet standardi jetësor dhe mirëqenia e përgjithshme shoqërore.
Nevojitet institucinalizimi i përfitimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore
Politikat shtetërore karshi diasporës deri më tani, siç kanë ardhur në përfundim edhe ekspertë tjerë/3/ , janë treguar të pamjaftueshme, edhe për shkakun se ato kanë marrë parasysh vetëm aspektin ekonomik. Është dëshmuar se investuesit e mundshëm kryesisht synojnë vetpasurimin dhe jo gjithsesi ndjekin interesa dhe përparimin e përgjithshëm të shoqërisë.
Qeveritë, sa i përket politikave te diasporës duhet të përpilojnë e zbatojnë planin konkret për ndërtimin e krijimi i mekanizmave e strukturave të përbashkëta e të qëndrueshme, të koordinuar të shumë niveleve, që duhet të përfshijë të gjithë aktorët relevantë, veçanërisht personat transnacional dhe rrjetet (shoqatat e grupet tjera të interesit) të diasporës shqiptare. Pra, për të quar këtë kapital human e ekonomik të njerëzve të disporës në vendin e prejardhjes, nevojiten në rend të parë gadishmëria e autoriteteve shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës, në bashkëpinim me Orgnaizatën përfaqësuese të interesave të diasporës – Germin, të krijojnë një kornizë më e mirë kushtesh për këto marrëdhënie dhe transferin e të gjtitha burimeve.
Mardhëniet triadike diasporë, vendeve pritëse dhe atyre të origjinës
Menagjimi më i mirë i burimeve dhe kapitali njerëzor të migrantëve dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi, krahas integrimeve ndërshqiptare në të gjitha fushat e mundshme bazuar edhe në shembullin dhe parimet themelore të integrimeve evropiane, ndër të tjera do të mundësonte që transmigrantët dhe rrjetet e diasporës të kontribuojnë më natyrshëm dhe më lehtë edhe në proceset e afrimit dhe integrimit të vedneve të prejardhjes në BE.
Më tej, ashtu sikur vijnë në përfundim edhe dy ekspertët Gejsu PLAKU dhe Ujbien SHEHU, është e nevojshme që:
“…të krijohen partneritete midis Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve pritëse të emigracionit shqiptar në mënyrë që të ndërlidhen dhe kombinohen me efikasitet politikat e migracionit dhe zhvillimit. Bashkëpunimi i koordinuar dhe koherent midis vendeve të origjinës dhe vendeve pritëse është gjithashtu i nevojshëm për të arritur një menaxhim efektiv të migracionit që përfshin të gjitha aspektet e politikës së migracionit dhe zhvillimit. Përveç kësaj, përfshirja e rrjeteve të diasporës (transnacionalisht aktive) është e rëndësishme, në mënyrë që të krijohet një situatë e favorshme për të gjithë aktorët: një nga prioritetet e politikës së migracionit duhet të vendoset në shkëmbim dhe bashkëpunim ose në migracionin qarkor (cirkular)… Kjo do të mundësonte që nga kthimi i trurit të kemi trensferim në shkëmbimin e trurit, gjegjësisht një qarkullimin të lirë të trurit
/1/ Transnacionaliteti (personat aktiv në jetën shoqërore dhe politke si të vendit e shoqërisë pritëse ashtu edhe në komunitetin e diasporës shqiptare si dhe në shoqërinë dhe vendin e origjinës): Në hulumtimet mbi migracionin, diaspora kuptohet në përgjithësi si një rrjet i bashkësive të ndryshme me origjinë të njëjtë jashtë vendit të origjinës, që përfshin marrëdhëniet triadike midis diasporës (globale) të shpërndarë, vendeve të ndryshme pritëse dhe atdheut. Në këtë karakteristikë të një forme specifike të bashkësive transnacionale, të cilat jo vetëm që mbajnë marrëdhënie të rëndësishme shoqërore dhe simbolike me atdheun e tyre, por edhe me vendin e banimit, njerëzit në diasporë ndryshojnë nga të mërguarit, referenca primare e të cilave është atdheu. (Vgl. Thomas Faist, Transnationalization in International Migration, in: Ethnic and Racial Studies, 23 (2000) 2, S. 189–222, hier: S. 197.) Në hulumtimet aktuale që kanë të bëjnë me migrimin, termat më së shumti të përdorur krahas emigrimit (ekzilit) janë diaspora dhe transmigrimi, kuptimet e të cilave mbivendosen në shkallë të ndryshme dhe ndonjëherë janë të vështira për t’u ndarë. Ndonëse këto terme ndonjëherë përdoren në mënyrë të ndërsjellë, konceptet (idealiste) të të mërguarve, diasporave dhe transmigrantëve ndryshojnë nga njëri-tjetri në veçanti në lidhje me idetë e tyre: mbi atdheun dhe vendin e hauj; marrëdhëniet e tyre me vendin nikoqir dhe atë të origjinës; me identitetin e lojalitetin (besnikërinë e tyre); dhe ndjenjën e margjinalizimit dhe hibriditetit (përkatësia me disa hapësira kulturore). Për më shumë në lidhje me temën shih edhe vegën vijuese (mjerisht jo edeh në shqip): http://www.bpb.de/apuz/192563/exil-diaspora-transmigration?p=all#fr-footnode14
/2/ Studim-hulumtimi “Diaspora si force shtytëse për zhvillim ne Kosove: mit apo realitet”, i autorëve Amir HAXHIKADRIA si dhe Arbnor PULA nga FID (Forumi për Iniciativë Demokratike) i Kosovës, që ishte porositur nga Departamenti për Zhvillim e Bashkëpunim i Zvicrës (DEZA/SDC) ka analizuar qarkullimi i parave mes diasporës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Ndërsa prointerga.ch ka organizuar konferencën prezantuese në Cyrih të Zvicrës, me çrast janë prezantuar dhe diskutuar rezultatet e studmit në fjalë para komunitetit tonë dhe përfaqësuesve të isntiucioneve zvicerane dhe të itneresuarve tjerë. Përmbledhja e studimit në shqip mund të lexohet në vegën vijuese: https://www.yumpu.com/xx/document/view/26979730/diaspora-si-force-shtytese-per-zhvillimin-ne-kosove-mit-apo-realitet-/5 Për prezentimin e rezultateve të studim-hulumtimit në Zvicër po me porosi të departamentit zviceran (DEZA/SDA), mund të lexoni në intervistën të përkthyer në shqip, ku unë prononcohem mbi aspektet tjera: http://prointegra.ch/raportet-diaspore-shqiptare-memedhe-zvicer-kosove/, ndërsa origjinalin e të njejtës intervistë në gjermanisht mund ta lexoni në vegën vijuese: https://www.swissinfo.ch/ger/-der-wirtschaftliche-aspekt-wird-zu-stark-betont-/580850.
/3/ Punimi i doktoratës, i majit 2015, në Universitetin e Vjenës, nga Dr. Grejsu Plaku dhe Dr. Ujbien Shehu me temën: (Migracioni dhe diaspora shqiptare (edhe e Kosovës) / Profili i migracionit dhe vlera e gjendja e diasporës për proceset reformuese në Shqipëri dhe në Kosovë, duke marrë parasysh migrantët shqiptarë në Greqi, dhe Irali dhe migrantët shqiptarë të Kosovës në Gjermani dhe në Zvicër. Gjithë punimin e dokrtoraturës (në gjuhën gjermane) mund ta lexoni në vegën vijuese: https://docplayer.org/58010173-Dissertation-titel-der-dissertation.html

Të ngjajshme

Blerim Shala: Ky është viti 2019

admin

Globalizimi

admin

Spartak Ngjela: Një luftë e re, Serbisë do t’i kushtonte me humbje të Preshevës deri në Nish

admin

Serbia duhet ta pranojë Pakon e Ahtisaarit, që Kosova po e zbaton njëanshëm

admin

Plani për të përçarë Europën po i kthehet Putinit në fytyrë

admin

OPINION: ÇËSHTJA E KUFIJVE – VËZHGIME NGA NJË I HUAJ

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!