fbpx
albswiss.com
Shëndetësi

Gabimisht e hamë Ananasin

Ananasi bën rrëmujë të konsiderueshme kur pritet dhe është shumë vështirë të pastrohet.
Njëri ndër përdoruesit e rrjeteve shoqërore, Dilon Roberts, ka treguar se si dikush e ka ndarë ananasin në feta pasi që ia ka prerë majën. Në fotografi shihet se si tërheqja e lëkurës nga mesi na jep copa në formë piramide pa kurrfarë nevoje që ta presim ananasin.
Videon në Twiter e ka ndarë Luis MekKlaski, 21-vjeç, student i shkencave Biomedicinale në Midlesburg. Përdoruesit kanë qenë të ngazëllyer dhe kanë theksuar që vërtet gjatë gjithë jetës gabimisht e kanë pastruar dhe ngrënë ananasin.
Njëri ndër përdoruesit ka shkruar që diçka e këtillë vërtet është e realizueshme, sepse ananasi pikërisht është i ndërtuar si rrush. Duke u rritur fryti gjithashtu edhe “kokrrat” bashkohen në një tërësi. Nëse filloni nga fillimi ta hani ananasin, do të mund ta ndani copë pas cope./Insajderi.com

Të ngjajshme

Supë Kremoze Me Brokoli – Receta e Shijshme e Vjeshtës

albswiss.com

Ujë dhe kripë kundra këmbëve të fryra

albswiss.com

Sot Nush dhe Klepto publikuan kengen me te re-Prishtinalit

admin