fbpx
Alb'swiss TV
Automobile

Teknologjia e lartë në Subaru, detekton nëse shoferi është i lodhur

Kjo teknologji, do të vendoset në Legacy tërësisht të ri
Muajin e kaluar, Volvo e ka prezantuar teknologjinë e re, me të cilën detekton nëse shoferi është i dehur, transmeton Telegrafi.
Këtë teknologji pritet ta vë në modelet e reja, në përpjekje të ndalojë aksidentet që janë si pasojë e konsumit të alkoolit.
Në të njëjtin drejtim ka punuar edhe Subaru, që ka zhvilluar një teknologji, për të detektuar nëse shoferi është i lodhur dhe i paaftë të vozitë. Përpara shoferit, do të jetë një pajisje e sofistikuar, që kontrollon sytë e tij dhe ia regjistron çdo lëvizje.
Kur kupton se sytë i mbyllen vazhdimisht dhe i qëndrojnë mbyllur për një kohë më të gjatë se zakonisht, makina lëshon një tingull për ta alarmuar.
Ende nuk dihet, nëse sistemi ndikon që makina të ndalojë, apo kjo do të ndodhë në bazë të nivelit se sa i lodhur është shoferi.
Subaru ka bërë të ditur se kjo teknologji do të vendoset në Legacy të ri, ndërsa pritet të instalohet edhe në modele tjera.

Të ngjajshme

Honda me makinë që lëvizë vet edhe nëpër terrene të vështira (Video)

admin

Shefi i Rolls-Royce: Pa BMW-në nuk do egzistonim

admin

Kështu duket BMW X3 M i ri

admin

Adhuruesit e Porsche-së do mbesin gojëhapur kur të shohin selinë e re të Porsche

admin

Impozant dhe i fuqishëm në performancë – arrin në Auto Sherreti BMW 730LD XDrive M-Sport 2019

admin

Audi RS4+ i ABT-së, një motoski i përsosur

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!