fbpx
Alb'swiss TV
Histori

Në Gjenevë bëhet promovimi i librit të Nuhi Bytyçit “Libri i luftës”

Në lokalet e konsullatës së Kosovës në Gjenevë është promovuar libri publicistik “Libri i luftës” i autorit Nuhi Bytyçi. Autori përmes këtij libri paraqet përvojën dhe punën e tij dhjetëra vjeçare në gazetari.

Ashtu edhe sikur në disa vështrime mbi këtë libër edhe në këtë promovim u tha se ky është një libri i luftës për thyerjen e censurës në Televizionin e Prishtinës, libri i luftës për të vërtetën e Kosovës, libri i luftës së UÇK, të Kosovës së lirë, i luftës për shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, libri i luftës për mbrojtjen e UÇK-së në Tribunalin e Hagës dhe libri i rrugëtimit për pavarësi.

Libri i Nuhi Bytyqit ka një ligjërim pothuajse bisedor, kjo do të thotë se është i këndshëm për lexim jo veç për historianin, jo veç për politikanin, jo veç për atë që ka kaluar në këto periudha por për çdo lexues mesatar. Ata që kanë kaluar kur ta lexojnë librin do të përjetojnë shumë më detajisht, shumë më thellë periudhën që e kemi kaluar dhe ata të tjerët që nuk e kanë kaluar e që çdo ditë rriten më shumë, do të kuptojnë se si është e mundur që në periudha të caktuara, krejt fuqinë që e ka njeriu në jetë e fokuson vetëm në një çështje, në çështjen e lirisë…

Gjithashtu duhet përmendur se Nuhi Bytyçit është një zë i rrallë dhe i guximshëm në gazetarinë dhe publicistikën shqiptare në përgjithësi, prej më të veçantëve. Është ai zë që e tipizon gazetarin e mirë duke e shkëputur atë nga, atë gazetar që lë gjurmë të pashlyer në jetën dhe historinë e njerëzve me punën e tij, është siç e shohim edhe në këtë libër voluminoz një zë kujtimesh, i cili tingëllon qartë në mjedisin nga i cili buro dhe të cilit i përket tërësisht, zë i pa mëdyshje dhe i pa ngulfatur nga kushdo që e mëtoi këtë dhe i cili dha jehonë për të tëra ato ngjarje, ndodhi dhe protagonistë për kohën e vet dhe brezat që do të vinë…

Është vlerësuar se ky është një libër i jashtëzakonshëm dhe kur mungojnë fjalët shpjegimi për ngjarjet i shpjegojnë 1000 fotografi. Pjesa më e madhe e librit është e mbushur me luftë, prandaj edhe quhet libri i luftës dhe është shkruar dhe botuar në shenjë nderimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë nderimi dhe kujtimi për heronjtë, dëshmorët, martirët, viktimat civile, invalidët, veteranët dhe udhëheqësit politik, diplomatik dhe ushtarak të UÇK-së. Libri i luftës është libër autobiografik por edhe biografik.

Puna e gazetarit nuk është aspak e lehtë, gazetari gjithmonë është në luftë për të vërtetën, në shërbim të së mirës së atdheut të tij dhe të njerizimit, në shërbim të publikut, prandaj unë kështu gjithmonë e kam kuptuar gazetarinë dhe në këtë frymë jam angazhuar me përkushtim në të gjitha kohërat. Në këtë ngjarje kam një mesazh si gazetar për liderët institucional politik të Kosovës dhe Shqipërisë që t’i lënë interesat personale dhe partiake dhe të bashkohen në një front për punuar dhe vepruar në një front unik për të avancuar çështjen tonë kombëtare sepse siç dihet çështja jonë kombëtare ende nuk është zgjidhur ashtu siç kemi aspiruar ne dhe shumë gjenerata përpara tha Autori i librit Nuhi Bytyçi duke falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar gjatë luftës por edhe ata që kanë kontribuar në botimin e këtij libri./albswiss.com/

Të ngjajshme

SHQIPTARI I MADH I MEDVEGJËS

admin

Demonstratat e vitit 1968 në Kosovë dhe shqiptarët e Plavës e Gucisë

admin

Gjermanët morën Beogradin me vetëm shtatë ushtarë

admin

Zbulime arkeologjike në Shqipëri, me rëndësi edhe për Europën

admin

Satuti i organizatës Lidhja e II-të e Prizrenit

admin

Vepra muzikore “Kalorësi i lirisë” për Skënderbeun në 2018

admin
error: Content is protected !!