fbpx
Alb'swiss TV
Kuriozitete

Pse dhemb koka pasi qajmë?

Të qarët është një reagim natyror i trupit ndaj emocioneve që mund të jenë shteruese nga aspekti fizik dhe psikik.
Kur një e qarë e fortë shkakton dhimbje koke, ka hapa që një person mund të marrë për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve fizike, edhe nëse dhimbja emocionale mbetet, transmeton KosovaPress.
Kur qajnë, shumë njerëz do të përjetojnë një hundë të lëngshme, sy të skuqur, ënjtje rreth syve dhe skuqje në fytyrë.
Për disa njerëz, një kokëdhimbje vjen si përgjigje ndaj të qarët emocionalë. Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur për të kuptuar lidhjen e saktë në mes të qarës dhe dhimbjes së kokës.
Të qarat dhe llojet e dhimbjes së kokës mund të shkaktohen si rezultat i reagimit të organizmit ndaj pikëllimit.
Pikëllimi shkakton stres, i cili ndikon në lirimin e hormoneve të tilla si kortizol. Këto hormone stimulojnë neurotransmetuesit në tru që shkaktojnë reaksione fizike si e qara, dhimbja e kokës dhe rrjedhja e hundës.
Ndërsa këto simptoma të buta fizike ndërtohen, një person mund të fillojë të ndjejë fillimin e dhimbjes së kokës.

Të ngjajshme

Turistët me mbipeshë po ua marrin shpirtin gomarëve

admin

Armata e SHBA-së teston automatikun që gjuan 4 plumba njëherësh

admin

Nëse shihni këtë në shalqi, hidheni pa më të voglin dyshim!

admin

Vendi që ofron 18 mijë dollarë nëse bëheni shtetas i tij (Foto)

admin

Vendi më i përshtatshëm për t’u ulur në avion

admin

Injoroji shpirtvegjlit! Letra e Ajnshtajnit në mbështetje të Mari Kyri

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!