fbpx
Alb'swiss TV
Argëtim

Muhamed, emri më popullor për djem në Berlin

Sipas të dhënave të lëshuar nga “Gesellschaft für Deutsche Sprache – GfDS” (Shoqata për Gjuhën Gjermane), emri më popullor i foshnjave djem në Berlin është Mohammed.
Emri Mohammed renditet si emri më popullor për djemtë e porsalindur në kryeqytetin gjerman kur të mblidhen të gjitha variacionet e emrit, siç janë shkrimet e ndryshme të këtij emri si Muhammed dhe variacionet si Mehmet, ka raportuar tabloidi gjerman “Bild”.
Emri është bërë shumë popullor edhe në Bremen, ku renditet i treti për djemtë e porsalindur pas Benit dhe Eliasit.
Megjithatë, përderisa emri Mohammed është emri më popullor për fëmijët në kryeqytetin urban të Gjermanisë, ai nuk është renditur në top-dhjetë emrat më popullor në mbarë Gjermaninë, transmeton Koha.net.
Top pesë emrat më popullor në mbarë Gjermaninë për djemtë janë Paul, Alexander, Maximillian, Elias dhe Ben.
Sipas GfDS, janë rreth 65,000 emra Paul në Gjermani, duke sqaruar se madje edhe emri më popullor Paul u është vënë vetëm një në 76 fëmijëve të lindur vitin e kaluar.
Edhe përkundër se nuk është në top-dhjetëshen kombëtare, emri Mohammed ka parë ngritje dramatike sipas raportit të GfDS-së për vitin 2017 ku tregohet se, për vetëm një dekadë, Mohammedi është ngritur nga pozita e 97, në të 24-ën.
Vende tjera në Evropë ku ka pasur dyndje migrantësh tregojnë ndryshime të ngjashme, siç është edhe Austria – atje emri Mohammed ishte i treti më i popullarizuari për vitin 2017.
Në Francë u zbulua se emri Mohammed është emri më popullor për djemtë në lagjet e Parisit të populluara me shumicë migrantësh, të dhëna këto të publikuara nga Instituti Kombëtar Francez për Studime Statistikore dhe Ekonomike (INSEE) shtatorin e kaluar.
Në Britani të Madhe, emri ka qenë i famshëm në Angli dhe Uells për gjashtë vjet radhazi, sipas një raporti të lëshuar në muajin shtator nga qeveria britanike.

Të ngjajshme

Këngëtarja shqiptare me “tallava” i këndon dhimbshëm Liverpoolit

admin

Sa inteligjentë jeni? Ky është testi më i shkurtë i inteligjencës me vetëm tri pyetje

admin

Cilat janë vitet më të lumtura dhe më të vështira të martesës

admin

Ka ardhur episodi i 168-të i “O Sa Mirë”

admin

Blerina Kllokoqi Rugova në garë për vellon më të bukur në botë – hyni dhe votoni

admin

Shqiptari bëhet protagonist në mediat e SHBA-së, ja gjesti i tij

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!