fbpx
Alb'swiss TV
Kuriozitete

Lind fëmija me dy dhëmbë të rritur

Për herë të parë, nëna e një fëmije të porsalindur ishte shokuar kur e zbuluar se foshnja e saj kishte lindur me dy dhëmbë, tërësisht të zhvilluar, e cila e zbuloi këtë fakt vetëm pasi që e ushqeu foshnjën për herë të parë.
Nerissa Woodward, nga SHBA’ja, vajza e së cilës Emilia Harper Jaymes Bridge, ishte lindur gjatë dhjetorit, tha se madje as doktorët “nuk e kishin vërejtur atë”, raporton Fox News, transmeton Gazeta Express.
Shfaqja e dhëmbëve tek foshnjat e sapolindura, ndodh sipas statistikave 1 në 2000 raste. Dhëmbët e lindjes zakonisht shfaqen tek pjesa e përparme e nofullës, por me kalimin e kohës mund të bien për shkak të organizmit të foshnjave.
Dhëmbët mund të bien nga ushqimi me gji, për shkak të përmbajtjes së qumështit i cili e ka ndikimin e vet në rënjen e dhëmbëve tek foshnjat. E kjo sipas doktorëve është mënyra më e mirë e natyrale.
“Asaj ia hoqëm dhëmbët pak orë pasi lindi” tha nëna e foshnjës. “Ata vendosën ujë me sheqer në gishtin e tyre, në mënyrë që t’ia heqin njërin, ndërsa tjetri ra vet për shkak se nuk qëndronte dot pa mbështetje. Nuk kishte nevojë që ta vendosnim në gjumë. Por sa herë që i tregoj njerëzve fotografi të saj me dhëmbë, ata çuditen, për shkak se zakonisht dhëmbët fillojnë të dalin pasi fëmija t’i mbush 6 muaj” tha Wodward, nëna e Emilias. /GazetaExpress/

Të ngjajshme

Hidhet nga 7620 metra lartësi pa parashutë për të thyer rekord

admin

Pse dhemb koka pasi qajmë?

admin

Vendi që ofron 18 mijë dollarë nëse bëheni shtetas i tij (Foto)

admin

Zbuloni personalitetin tuaj duke u përgjigjur se kë do ndihmonit më parë në këtë foto

admin

Kur të vjen leku hapi derën! I hodhën 1 milionë dollarë gabimisht në llogari, ja çfarë bëri studentja

admin

Cila është Pasaporta më e fuqishme në botë

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!