fbpx
Lajme

Kush është shqiptarja që po bëhet gati për parlamentin e Brukselit

Vajza shqiptare nga Kosova, Qëndresa Gërlica, ka mundur të gjejë rrugën drejt suksesit falë këmbënguljes së saj, mbështetjes së familjes dhe përkrahjes së Ahmet Gjanaj.
Qëndresa Gërlica në sfidën e saj te re kandidon për të qenë ne Parlamentin e Brukselit.
Janë disa shqiptarë që kërkojnë të bashkojnë zërin në Belgjikë Amet Gjanaj, Luiza Duraki, Habibe Duraki, Avni Gjanaj dhe Fatmir Limani që kandidojnë në tre nivele si dhe Nermin Kumanova ne nje rajon tjeter.
Qëndresa ka qenë kandidatja më e re për Asamblenë komunale të kryeqendrës administrative të Belgjikës dhe të BE-së duke shtuar kështu rrugën e saj në politikë.
Në një intervistë për TemA Javore tregon, rrethanat që detyruan familjen e saj të braktisë Kosovën kur ajo ishte vetëm 3 vjeç dhe gjithë rrugëtimin e vështirë në një vend të huaj për të arritur ëndrrën e saj.
Ku dhe kur keni lindur ju, Qëndresa?
Kam lindur në Prishtinë më 20 Maj 1992
Kur je shkëputur nga Kosova?
Në vitin 1994, kur erdhëm në Belgjikë
Përse emigruat?
Në vitin 1989, Millosheviçi hoqi me dhunë autonominë e Kosovës dhe kompetencat e autoriteteve të Kosovës; ndërsa në vitin 1990 u mbyllën të gjitha objektet arsimore shqiptare në Kosovë.
Në atë periudhë, babai im, Bashkimi ishte shumë aktiv në rezistencën Kosovare, duke marrë pjesë në shumë protesta dhe në çeljen e objekteve shkollore ilegale. Ky investim kishte rënë në sy të forcave serbe në Kosovë të cilat vendosën ta dënonin babin me qëllim që të ndalonin aktivitetin e tij. Kësisoj, pasi policia erdhi disa herë tek dera e shtëpisë, ai u detyrua të largohet nga Prishtina dhe pas pak kohe u bashkuam dhe unë me mamanë me të.
Keni qenë vetëm 3 vjeç kur familja juaj emigroi drejt Belgjikës. Të nisësh një jetë të re në një vend të huaj nuk është aspak e lehtë, apo jo? Si e kujtoni ju fëmijërinë tuaj?
Prindërit e mi kanë punuar shumë që mua por dhe fëmijëve të tjerë të mos na mungonte asgjë, të shkollohem dhe të realizoj gjithë ëndrrat e mia. Por, ne kemi patur në mendje gjithnjë Atdheun, kemi ndjekur çdo ditë zhvillimin e ngjarjeve në media, në gazeta dhe në TV ; ndonëse nuk isha në Kosovë gjatë luftës, e kemi përjetuar atë nga larg; kujtoj psh protestat në Bruksel para Selisë së NATO-s çdo të Diel. Pastaj kujtoj një fëmijëri të lumtur dhe me sfida të shumta dhe besoj se ka shumë të tillë në këtë situatë nga brezi im. Të nisësh një jetë nga fillimi në një shtet të ri për një fëmijë kërkon të mësosh shumë e çdo lëndë në shkollë dhe të punosh dy herë më shumë se të tjerët për të arritur rezultatet e duhura. Kjo do të thotë që të jesh po ashtu dyfish i angazhuar në jetën familjare, pasi në shumë raste duhet të bëhesh dhe përkthyese. Babai punonte shumë dhe unë qëndroja gjithmonë me nënën, e shoqëroja te mjeku apo dhe në shitore. Besoj se vajzat dhe djemtë që kanë emigruar e kuptojnë mjaft mirë këtë situatë; por kjo na ka bërë që të jemi dyfish aktiv dhe të gjithanshëm. Qysh nga ajo kohë kam patur gjithnjë dëshirë të angazhohem më tepër ; kjo më ka dhënë më shumë autonomi dhe kurajo për të sfiduar jetën.
Veç politikës, cilat janë pasionet e tjera për ju?
Shkëmbimet kulturore, historia, muzika, teatri dhe organizimi i eventeve të ndryshme; çka do të thotë që në kohën time të lirë kam shumë dëshirë dhe të argëtohem me miqtë e mi dhe për këtë arsye me vëllain tim organizojmë edhe mbrëmje të ndryshme shqiptare. Sa i përket kulturës dhe historisë kam shumë dëshirë që të marr pjesë në seminare apo debate të ndryshme.
Cila është motoja juaj në jetë?
Puno shumë, drejt dhe me pasion! Besoj se çdo gjë është e arritshme për ata që kanë guximin të besojnë në ambiciet e tyre dhe të punojnë për t’i realizuar.
Cili ishte motivi i përfshirjes suaj në politikë?
Motivi lind gjithmonë nga e kaluara dhe rrethi në të cilin jeton dhe vepron ; ndaj, ndoshta se vij nga një shtet si Kosova që ka 20 vjet që e ka lënë luftën pas dhe po ndërtohet dita ditës. Kështu që qysh në moshën më të re kam filluar të angazhohem në organizata të ndryshme, si Parlamenti Evropian Rinor dhe Këshilli i Rinisë të Belgjikës në të cilin kam qenë nënkryetare.
Këto me qëllim që të bëhem zëri i atyre që nuk flasin, që të tregoj për padrejtësitë dhe të luftoj për një shoqëri gjithëpërfshirëse në vendin ku jetoj.
Megjithatë, prania apo veprimi im në një shtet tjetër nuk më largon apo më mban anash nga angazhimi për krijimin e ideve dhe projekteve që kanë të bëjnë me zhvillimin e tyre. Përfshirja ime në politikë gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ishte falë propozimit të deputetit të nderuar zotit Ahmet Gjanaj, deputeti i parë shqiptar në Belgjikë dhe që vepron për vite me rradhë për një përfaqësim të denjë të komunitetit tonë. Me shumë kënaqësi u bëra pjesë e “Kombëtares së zgjedhjeve” me të cilën bëmë një fushatë të bashkuar dhe dinamike në 11 komuna të Brukselit.

Të ngjajshme

U gjendet heroinë në veturë, arrestohen një mashkull dhe një femër në Gjilan

albswiss.com

KFOR-i dhe MPB-ja e vlerësojnë stabile situatën e sigurisë

admin

Sali Berisha: Hashim Thaçi u arrestua për Ali Ukën, cimerin e tij që u gjet pa shenja jete

admin