fbpx
albswiss.com
Shëndetësi

Më shumë pemë dhe perime, ndërsa më pak yndyrë në ushqim zvogëlojnë rrezikun nga kanceri dhe zgjasin jetën

Loading...

Ushqimi i drejtë dhe mënyra e shëndetshme e jetës mund të përmirësojnë dhe të shpëtojnë shëndetin tuaj
Ushqimi i pasur me pemë dhe perime dhe zvogëlimi i marrjes së yndyrave mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundja dhe vdekja nga kanceri i gjirit te femrat
Në hulumtimin më të madh të këtij lloji kanë marrë pjesë rreth 50 mijë femra, i cili ka zgjatur më shumë se 20 vjet.
Rreth gjysma e femrave kanë zvogëluar marrjen e yndyrave për afro 20 për qind dhe kanë ngrënë më shumë pemë dhe perime, por edhe kokrra. Të tjerat kanë vazhduar me shprehitë e zakonshme ushqimore.
Rezultatet kanë treguar që ato të cilat kanë respektuar disa rregulla kanë pasur pesë herë më pak rrezik të sëmurjes nga kjo sëmundje e rrezikshme. Femrat kanë qenë të moshave prej 50 deri 79 vjeç dhe kurrë nuk kanë qenë të sëmura nga kanceri i gjirit.

Pa marrë parasysh zbulimin premtues, ndryshimet në ushqim nuk e kanë zvogëluar rrezikun e sëmurjes nga kjo sëmundje gjë që ishte detyrë kryesore e hulumtimit.
Statistika ka treguar që një prej tetë femrave në ndonjë moment të jetës i sulmon kjo sëmundje. Ndryshimet në ushqim dhe ushtrimet mund të ndihmojnë.

Loading...

Të ngjajshme

Çaji nga fletët e manit të zi kundër diabetit

admin

Pite të Mbushura me Spinaq dhe Djathë – Të Lehta e Të Shpejta

albswiss.com

7 shenjat që paralajmërojnë se dhimbja e kokës është serioze dhe duhet të shkoni menjëherë tek një mjek

admin
Loading...
Loading...