fbpx
albswiss.com
Showbiz

Dardan Foniqi – tekst shkruesi në trendët aktual të rinisë

Loading...

Emrin e tij e shohim tek këngët të cilat i dëgjojmë nga solistë dhe artistë të ndryshëm shqiptarë, pasi ai është momentalisht një nga tekstshkruesit më të kërkuar dhe premtues. Tekstet e tij janë bërë mjaft të dëgjuara dhe të pëlqyeshme për publikun. Ai po bashkëpunon edhe ka shumë kërkesa nga artistë të ndryshëm që duan të këndojnë fjalët e bukura dhe plot kuptim të krijimtarisë së tij.

Nga disa artistë e solistë mendimet e tyre janë në superlativë për Dardan Foniqin… Dardani është një artistë dhe tekst shkrues i mirëfilltë i fjalës e cila kompozohet për ta sjellë tek publiku. Ai shpreh dashurinë, dhembjen, lumturinë në mënyrë reale dhe të ndjeshme me plotë premisa artistike… thotë: Dorina Plaku.

Ndërsa fjalë të njëjta dhe mirëdashëse ka edhe Faik Rama i cili thotë se është shumë i kënaqur me tekstet e shkruara nga ai… Safet Rizaj thotë se: “isha shumë i kënaqur që tekstet e tija u arritëm ti realizojmë në studion time sepse Dardani është një tekst shkrues i mrekullueshëm”. Fjalë dhe lëvdata ka edhe Baki Xhaferi i cili potencon se Dardan është një tekst shkrues i mrekullueshëm e sidomos baladat e tija me motive kurbeti janë të shkëlqyera…

Dardani Foniqi me punën dhe krijimet e tija ditë e më tepër po dëshmohet se tekstet e tija janë të pëlqyera nga solistë dhe artistë të artit e kulturës muzikore./albswiss.com/

Loading...

Të ngjajshme

Në Zvicër bëjnë mural në kujtim të B52 dedikuar nga TBA

admin

Shkopthat e selinos të mbushur me mish zogu – shpejt, të shijshëm dhe të shëndeteshëm

admin

Deputetja e PDK-së sapo ka dal nga frizerka, nuk do ta njihni në pamjen e re

albswiss.com
Loading...
Loading...