fbpx
Alb'swiss TV
Zvicër

Dardania përfaqësoi denjësisht shqiptarët në Festivalin folklorik ndërkombëtar në Cyrih

Sot i tërë Cyrihu vlonte nga festa tradicionale vjetore e kësaj metropole industriale të shtetit helvetik. Dhjetëra mijëra pjesëmarrës bënë që për disa orë të ndërpritet edhe trafiku urban rrugëve kryesore të qytetit. Ndërsa në pjesën e vjetër të qytetit, në atë turistike Lindenhof kumbonte muzika nga pjesëmarrësit e dhjetëra grupeve artistike që përfaqësonin vendet e prejardhjes në Festivalin Ndërkombëtar Folklorik.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Vëmendjen e shumë pjesëmarrëse, në mesin e këtyre grupeve artistike e tërhoqi sidomos SH:K.A. “Dardania” nga Winterthuri përmes valleve të bukura shqipe, madje me dy prezantime brenda ditës. Gjatë tërë pikave të programit pjesëmarrësit e shumtë duartrokitën artistët shqiptar të veshur me kostume të bukura të trevave të ndryshe shqiptare. Loja e bukur dhe koloriti i kostumeve , bashkë me muzikën bënë që “Dardania” të shikohet e vlerësohet si njëra ndër grupet më të mira në këtë ngjarje kulturore, ku edhe njëherë qyteti i Cyrihut tregoi se sa çmohen kulturat e çdo nacionaliteti.

Kryetari i SH.K.A. “Dardania”, Shefqet Cakolli u shpreh shumë i kënaqur me pjesëmarrjen e grupit të tij, por përkujtoi se për shkak të hapësirës së kufizuar që pati , skena nuk mundi ti sjellë më tepër sesa gjysmën e anëtareve të trupës së tij artistike. Do theksuar se “Dardania” hynë në radhën e trupave më të vjetra artistike shqiptare në Zvicër dhe se deri më tash ka marrë pjesë në disa festivale me karakter rajonal, kombëtar e ndërkombëtar dhe ku do është tregua e suksesshme dhe është prit mirë jo vetëm nga publiku shqiptar ,, si ndodhi edhe sot kur mori shumë duartrokitje nga qindra pjesëmarrës në festivalin e sotëm.

Me këtë rast në këtë manifestim shkrepa edhe ca foto të grupeve të tjera pjesëmarrëse, sidomos ato nga Ballkani , siç ishte grupet me valle dalmate dhe e boshnjake.

Të ngjajshme

Publikohen statistikat, ky është numri zyrtar i kosovarëve që jetojnë në Zvicër

admin

Zvicra numëron mbi 2 milionë të huaj, prej tyre, 113 mijë shtetas të Kosovës

admin

Gjenevë: shfaqja e filmit artistik "Babushi"

admin

Cyrih: Një person humbi jetën në zjarr

admin

Zvicër : Kosovari e pagëzon djalin me emrin ‘Daut Haradinaj’

admin

Gjenevë : Sulmohen dhunshëm pesë femra, Policia bën thirrje për dëshmitarë!

admin
error: Content is protected !!