fbpx
Alb'swiss TV
Zvicër

Nëndega e LDK-së në Wilisau e konsideron jo legjitim kuvendin e degës së LDK-së në Zvicër

Thuhet në komunikatën e Kryesisë së kësaj nëndege e cila konsideron jo legjitim kuvendin e degës së LDK-së në Zvicër, pasi që nga 18 nëndegët ekzistuese, në atë të të ashtuquajturit kuvend zgjedhor morën pjesë vetëm 9 nëndegë e ku pati ndërhyrje flagrante të klanit Mustafa, i cili me ç`do kusht donë me e marrë prapë drejtimin e LDK-së, pa zgjedhur mjete e metodat. Ja teksti integral i kësaj komunikate:

Kryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau në mbledhjen e saj të mbajtur me 7.07.2019, shqyrtoj situatën e krijuar pas të të ashtuquajturit kuvend i IX zgjedhor në degën e LDK-së në Zvicër. Pas shumë diskutimeve dhe analizave nga anëtarët e kryesisë erdhën në përfundim, ku morën disa vendime. Kryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau e konsideron jo legjitim kuvendin e degës së LDK-së në Zvicër, pasi që nga tetëmbëdhjetë nëndegët ekzistuese, në atë të të ashtuquajturit kuvend zgjedhor morën pjesë vetëm nëntë nëndegë. Konsiderojmë se ishte kuvend gjysmak, që për qëllim kishte eliminimin e të gjitha nëndegëve të cilat nuk pajtohen me vendimet arbitrare të të ashtuquajturës kryesi e degës së LDK-së në Zvicër, e cila kishte ardhur me puq në krye të degës. Fatkeqësisht të mbështetur nga një klan i caktuar në kryesin qendrore në Kosovë, përmes emisarit të tyre Sali Morina.

Nga kuvendi i VIII i degës së LDK-së në Zvicër, i cili ishte kuvendi më demokratik i mbajtur ndonjëherë, dhe i cili u anulua në mënyrën më arbitrare nga klani Mustafa, edhe numrin e delegatëve e zbriti nga pesë në dy, ndërsa në këtë kuvend të IX, gjysmakë me vetëm nëntë nëndegë, emisari i “klanit Mustafa” e rriti numrin e delegatëve nga dy, në tre.

Arsyeja kryesore e rritjes së delegatëve nga dy në tre ishte, sepse i preferuari i tyre nuk mori votat e duhura dhe duhej të shkohej prapë në rivotim. Në këtë situatë “misionari” Morina reagoj menjëherë, doli dhe mori shefin e tij në telefon ku kërkoj të rritet numri i delegatëve nga dy në tre, me arsyetimin se nuk fitoj i preferuari i padronit. “Emisari” Morina mori pëlqimin e padronit dhe i preferuari i tyre do jetë delegat në kuvendin zgjedhor në Prishtinë ,ku e kanë së paku një votë të siguruar. Duke i numëruar të gjitha këto parregullsi që e përcollën kuvendin e IX të degës së LDK-së në Zvicër, kryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau e konsideron jo legjitim dhe të gjitha organet drejtuese që dalin nga ky kuvend janë të papranueshme për ne. Ky kuvend është vazhdimësi e shumë parregullsive dhe incidenteve që po ndodhin në procesin zgjedhor të LDK-së në Kosovë, ku burimin e kanë te klani Mustafa, i cili me ç`do kusht donë me e marrë prapë drejtimin e LDK-së, pa zgjedhur metodat, dhe pa pyetur për pasojat. Kryesia e nëndegës së Wilisut, mbetet me shpresë se pavarësisht kësaj lufte të pandershme të klanit Mustafa, do fitojnë forcat e reja demokratike të cilat do e reformojnë LDK-në, dhe do ja sjellin si dikur nderin dhe namin.

Shpresojmë gjithashtu që emisarin Morina mos t’a shohim kurrë më në degët e LDK-së në mërgatë, e veçmas në Zvicër sepse me misionet e tija është bërë figurë përçarëse dhe e padëshiruar për ne.

Me nderime komisioni për informim i nëndegës së LDK-së, në Wilisau.

Të ngjajshme

Bankënota e re 1.000 frangëshe e Zvicrës me elemente të shqiponjës dykrenare (FOTO)

admin

"Auberge Aescher": Njihuni me restorantin kasolle në maje të Alpeve Zvicerane

admin

Zvicra e dëboi pasi kishte kryer përdhunim, Gjykata Evropiane vendos në favor të kosovarit

admin

Humb jetën tragjikisht në Gjenevë të Zvicrës djali i dëshmorit Blerim Zuqaku nga Vushtrria

admin

Nga viti 2019 në Zvicër mund të vijnë punëtorë jashtë BE-së

admin

Migrantët shqiptarë ankohen për mosnjohjen e patentë shoferëve

admin
error: Content is protected !!