fbpx
albswiss.com
Futboll

Formacioni me lojtarët më të mirë që ka pasur dhe që i ka nën urdhra Jurgen Kloppi

Loading...

Jurgen Klopp është padyshim njëri ndër trajnerët më të mirë aktualë në botën e futbollit, derisa në sezonin e kaluar e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.

Përveç suksesit në garën më të madhe për klube në Evropë, trajneri gjerman ishte shumë afër ta fitonte edhe Ligën Premier, por përfundoi një pikë pas Manchester Cityt.

90min ka përpiluar formacionin më lojtarët më të mirë që ka pasur dhe ka nën urdhra Jurgen Klopp, e që padyshim se ende janë top lojtarë:

Alisson Becker

Portieri brazilian padyshim se e meriton titullin e portierit më të mirë për vitin 2019, duke pasur parasysh se e ka fituar Ligën e Kampionëve, garën e portierit më të mirë në ligën angleze, madje triumfoi në Kupën e Amerikës me Brazilin.

Alisson Becker (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Trent Alexander-Arnold

Vetëm 20-vjeçar, nuk na duhet shumë të themi, por të kujtojmë vetëm asistimin që bëri te goli i Divock Origiti në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës dhe mund të tregojë gjithçka për talentin e tij.

Virgil Van Dijk

Deri më tani mbrojtësi holandez ka qenë lojtari më i pakaluar në pesë ligat më të mëdha evropiane. Natyrisht se është lojtari më kryesor në sukseset e Liverpoolit në sezonin e kaluar.

Virgil van Dijk (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Mats Hummels

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 me Gjermaninë, ishte lojtari kyçi i Kloppit te Borussia Dortmundi, derisa i dhanë fund dominimit të Bayern Munichut në Bundesliga, për t’ia rrëmbyer titullin nga dora.

Andy Robertson

Së bashku me Alexander-Arnoldin, e kanë përbërë dyshen më efektive në Evropë për nga numri i asistimeve dhe golave të shënuar.

Ilkay Gundogan

Aktualisht luan kundër Kloppit te rivali Manchester City, por në kohën kur ishte te Dortmundi, ishte lojtari kryesor i mesfushës së trajnerit gjerman. Turko-gjermani njihet për lojën e tij të mençur me top, e që edhe te Citizens e ka pothuajse këtë rol.

Mario Gotze

Mund të thuhet se Kloppi e shndërroi sulmuesin gjerman në njërin prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë, pasi e mori nga akademia dhe i dha shansin që ta tregonte veten, e që nuk e zhgënjeu.

Jordan Henderson

Një lojtar që i ka kaluar pritshmëritë e të gjithëve që kur arriti te Liverpooli në vitin 2011. Vrapimi i tij ishte kritikuar edhe nga Sir Alex Ferguson. Pas shumë mundimeve, Henderson ka arritur t’i heshtë kritikët me lojën  që po zhvillon nën urdhrat e Jurgen Kloppit, e që tani është kapiten i skuadrës.

Sadio Mane

E shënoi het-trikun më të shpejtë në Ligën Premier, para se t’i bashkohej Kloppit në Anfield. Aktualisht konsiderohet si njëri ndër sulmuesit më të mirë në Evropë, e që padyshim se është lojtari i paprekshëm i gjermanit.

Sadio Mane (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Mohamed Salah

Sezoni i tij i parë te Liverpooli ishte më shumë se fantastik. E theu rekordin si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës Premier me 32 gola në 38 paraqitje, për ta fituar Këpucën e Artë.

Robert Lewandowski

U transferuar nga Jurgen Klopp te Dortmundi për pesë milionë euro, sulmuesi polak është shndërruar në njërin prej sulmuesve më të mirë në qarkullim. Deri më tani Lewandowski është sulmuesi i pestë më i mirë në histori të Bundesligas, ndërsa aktualisht luan te Bayern Munichu. /Telegrafi/

Loading...

Të ngjajshme

Solskjaer i bindur: United e ka lojtarin që do të bëhet njësoj si CR7

admin

Malta e sheh Kosovën si favorit për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020

admin

Pas Perisic e Miranda, edhe Vecino kërkon largimin nga Interi

admin

Leave a Comment

Loading...
Loading...