fbpx
Alb'swiss TV
Automobile

Bugatti prezantoi modelin mbresëlënës Centodieci

Më në fund, u shfaq ky model që ka 1,600 kuaj fuqi

Javën e kaluar, Bugatti ka treguar në tërësi dukjen që do ta ketë modeli Centodieci, që është bazuar në EB110 SS, derisa ka edhe shumë pjesë prej modele tjera, që janë prodhuar më vonë.

Tani është prezantuar zyrtarisht ky model mbresëlënës, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve në Monterey Car Week.

“Kemi bërë bashkë, modelet që i ka prodhuar Bugatti në 30 vitet e fundit, duke dhënë një pamje të mahnitshme. Ata që e blejnë do jenë shumë me fat, derisa të gjithë entuziastët janë ndarë të kënaqur” ka thënë presidenti i Bugattit, Stephan Winklemann.

Në fotografitë e shpërndara, shihet Centodieci në metal, që ngjanë shumë edhe me makinat e vitet e 90-ta, si dritat shumë më të ngushta, hapësirat e përparme për marrjen e ajrit dhe shtresën transparente mbi motor.

Derisa modeli origjinal EB110 SS kishte motorin me 3.5 litra V12 dhe prodhonte 650 kuaj fuqi, Centodieci shfrytëzon motorin e Chiron me 8.0 litra VV16 dhe nxjerrë 1,600 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 2.5 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 380 kilometra në orë.

Të interesuarit për Bugatti Centodieci, duhet të paguajnë tetë milionë euro, derisa duhet të presin dy vjet derisa t’ju dërgohet kjo veturë me stil shumë të mirë.

Të ngjajshme

Suzuki Jimny i ri i frymëzuar nga G-Class e Mercedesit (FOTO)

admin

Japonia krijon veturën e parë me material deri në 90% nga plastika

admin

Pritje të mëdha për New York Auto Show 2019 (Foto)

admin

Këto janë makinat që do të sjellë Ford gjatë 2019-ës.

admin

Volkswageni Elektrik në tre paketa të ndryshme

admin

Ja se si një Aston Martin DBS Superleggera punon si një vetur dimri

admin
error: Content is protected !!