fbpx
Alb'swiss TV
Futboll

Kessie pranë largimit nga Milani

Milani dhe Monaco kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin në kampionatin francez të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie, ndërsa tashmë pritet vetëm miratimi i këtij të fundit, që marrëveshja të konkretizohet me sukses.

Klubi i Principatës ofroi fillimisht 25 milionë euro, të cilat refuzuan nga kuqezinjtë, ndërsa më pas rriti ofertën në 30 milionë euro, plus 5 të tjera bonuse, shifra këto që bindën milanezët, por nuk dihet sa mund të joshet vetë mesfushori.

Nëse Kessie largohet atëherë Milani mund të bëjë një plusvalencë të rëndësishme prej rreth 15 milionë eurosh, ndërsa Giampaolo nuk do ta ketë problem të privohet nga një mesfushor me të cilin nuk ka punuar thuajse fare gjatë përgatitjeve verore.

Krahas Kessie, me valixhet gati për t’u larguar nga Milani janë edhe uruguaiani Diego Laxalt dhe portieri Pepe Reina, për të cilin ka shfaqur interes në orët e fundit Real Madridi.

Të ngjajshme

Sport: Futbollisti i ri kosovar Fatbardh Latifi nënshkruan kontratë profesionale me klubin spanjoll nga Madridi AD Alcorcon

admin

Përfundon në barazim 1:1 Ishujt Faroe – Kosova

admin

Adnan Januzaj, më i miri i Real Sociedadit

admin

Barcelona e mbyll pjesën e parë në epërsi me autogolin e Luke Shaw

admin

​Shaqirin e komenton golin debutues për Liverpoolin, kundër Man Unitedit

admin

PSG duhet të shesë njërin prej Neymarit dhe Mbappes për t’i shpëtuar përjashtimit nga Champions League

admin
error: Content is protected !!